Flash

Arrestimi i Goros/ Drejtësi nga SPAK, apo kalkulim politik?

Lapsi.al 23 March 2024
Arrestimi i Goros/ Drejtësi nga SPAK, apo kalkulim politik?

Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, u arrestua bashkë me 4 persona të tjerë lidhur me rastin e investitorit strategjik Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka. Sipas një njoftimi nga SPAK, Goro është arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK "shpërdorimi" i kryebashkiakut në detyrë konsiston në faktin se për tokën që përfitoi familja e ish ministres së jashtme, ai ka përcjellë pa i verifikuar dokumenta të rreme, duke u bërë shkak për tjetërsimin e një trualli publik si pjesë e inv estimit privat të Gaçit dhe Xhaçkës.

LEXO MË TEJ:

Arrestimi i Jorgo Goros, SPAK nxjerr njoftim zyrtar: Tjetërsoi pronën në dëm të shtetit;

"Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës  është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të", thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Pra prona që më pas qeveria Rama do ta favorizonte si investim strategjik,  u regjistrua në bazë të një kërkese të bërë nga kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, i cili nuk e kishte verifikuar si duhet ligjsjmërinë e saj. Që ajo mund të ketë pasur probleme si pasuri e vërteton dhe fakti se ajo është shitur nën çmimin e tregut nga pretendenti si pronar, Stavri Mëhilli në favor të  Artan Gaçit.  Pikërisht për këto dyshime, kreu i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Beleri, bëri denoncim në SPAK, nga burgu. Sipas Fredi Belerit dhe asaj çfarë ai kishte mundur të zbulonte, kjo tokë që më pas kaloi në pronësi të biznesmenit Artan Gaçi, nga shtetasi Stavri Mëhilli, nuk kishte qenë kurrë truall, por kishte qenë në fondin bujqësor të fshatit Gjilek. Ndërkohë që ligji, sipas denoncimit të  tij, e përcaktonte shumë qartë se çfarë ishte tokë truall dhe çfarë jo.

Pra, sipas Fredi Belerit, kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, nuk duhet të kishte shpënë për regjistrim një pronë të tillë, që ishte nxjerrë qëllimisht jashtë fondit bujqësor të fshatit, arsye për të cilën ai ka kërkuar edhe ndjekjen penale të kryebashkiakut Goro, që vazhdonte të mbante detyrën.

Arrestimi i Jorgo Gorës/ Bardhi: Lajm i mirë, Rama ta shkarkojë me urgjencë

Por ndonëse njeriu i Ramës ka rënë në pranga pas padisë së Belerit, kjo nuk i ka kënaqur mediat greke, që kanë parë pas kësaj lëvizjeje një konspiracion të ri. Kështu gazeta Prothotema ka parë pas lësaj lëvizjeje të SPAK, një manobër për të sjtensionuar marëdhëniet Tiranë Athinë. "Të bën përshtypje fakti që ky zhvillim, me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson makinacionet e Ramës, ndërkohë që gjykata e Shqipërisë kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicioni i kryebashkiakut. Në të njëjtën kohë, edhe Athina po reagonte për qëndrimin e Goros në postin e kryetarit të bashkisë, ndonëse i kishte humbur zgjedhjet. Ndoshta momenti i arrestimit nuk është i rastësishëm, pasi pak ditë më parë Rama emëroi si prefekt të qarkut të Vlorës ish-deputetin minoritar të Partisë Socialiste Tavo, i cili në këtë mënyrë ka edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qytetit të Himarës,” shkruante gazeta. Pra pyetja mbetet nëse kemi të bëjmë me drejtësi apo me një manovër të dirigjuar nga politika.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI