Flash

Sylvinho flet pas humbjes: Ju them ku gabuam, por goli i parë duhej anuluar

Lapsi.al 22 March 2024
Sylvinho flet pas humbjes: Ju them ku gabuam, por goli i parë duhej anuluar

Trajneri i kombëtares Sylvinho, ka folur pas humbjes 3-0 me Kilin.

“Goditje e hidhur? Jam dakord. Futbolli kështu është. Fiton dhe humbet. Ne kemi fituar 3-0 me Çekinë, por e kemi merituar. Nuk mund të dilte ajo 3-3. Jam shumë i mërzitur sidomos me golin e dytë dhe të tretë. 3 gola ishin tepër, duhet të përmirësohemi, sepse kemi një kompeticion shumë të rëndësishëm përpara.  

Futbollistët tanë e dinë ku gabuan. Nuk ka nevojë t’ju them unë. Ata e dinë që këto nuk i konsideroj miqësore dhe luajmë kundër dy skuadrave të forta. Kili është shumë i fortë dhe Suedia gjithashtu. Janë skuadra që luajnë në kometicione madhore. Ishin 25 minuta që në nuk bëmë lojën tonë. Na mungoi intensiteti dhe nuk bënë lojën tonë. Duhet të luajmë 90 minuta me të njëjtën intesitet dhe nuk duhet ta humbasim atë karakteristikë.  

Sipas meje duhet të rishohim ndeshjen me qetësi nesër, goli duhej anuluar sepse ishte i parregullt. Goli ishte për të anuluar në qoftë se do të ishte VAR-i, kishte prekje me dorë. 25 minutat e para nuk kishte ritëm dhe më pas nuk pati intensitet. Edhe 10 minutat e fundit nuk më pëlqyen sepse 3 gola janë shumë - tha trajneri Sylvinho pas ndeshjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI