Flash

SHBA shuan spekulimet "Përdorimi i forcës në Kosovë, rrezik për NATO-n"

Lapsi.al 22 March 2024
SHBA shuan spekulimet "Përdorimi i forcës në Kosovë,

Një filmim që tregon ushtarët serbë pranë kufirit me Kosovën ka shtuar dozat e pasigurisë për një përsëritje të sulmeve terroriste si ai në Banjskë dhe për kërcënimet që vijnë nga Serbia. Pamjet u publikuan mbrëmjen e të enjtes nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas të cilit ushtarët që duken aty janë pjesë e njësive të specializuara të ushtrisë serbe, që ishin afruar pranë fshatit Banjë të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme kanë ndodhur edhe pranë fshatit Oslarë të Bujanocit.

Për ta bërë më të qartë se çfarë domethënie kishin pamjet e ushtarëve në kufi, Kurti citoi një deklaratë të Vuçiçit të pak ditëve më parë, në të cilën presidenti serb shprehej se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

I menjëhershëm ishte reagimi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Sipas zyrtarit amerikan, Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se ia kanë bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

“Në Serbi, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës” ka thënë O'Brien.

Në Serbi thanë se deklaratat e Kurtit ishin keqinformuese. Një deklaratë e publikuar nga ministria e Mbrojtjes e Serbisë citon kreun e Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, kolonel Zoran Jovanoviq. Sipas tij, lëvizja e trupave ushtarake bëhet në zbatim të marrëveshjeve, por edhe në bashkëpunim me KFOR-in.

“Përhapja e mashtrimeve dhe dezinformatave, të cilat janë ekspozuar shumë herë deri më tani si gënjeshtra më e zakonshme, janë pjesë e një fushate më të gjerë të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, e cila ka për qëllim ngritjen e tensioneve, mashtrimin e opinionit, krijimin kushte të padurueshme për jetën e serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe shmangie nga obligimi i pranuar ndërkombëtarisht”, thekson Jovanoviçi.

E gjithë situata është qetësuar 24 orë pas publikimit të pamjeve. Kurti tha se nuk ka më lëvizje të ushtarëve serbë pranë kufirit dhe se situata ishte më e qetë. "Nëse dëshiron normalizim të marrëdhënieve, ushtria rri në kazerma dhe jo te kufiri” – ka thënë ai.

Gjithsesi, reagimi i menjëhershëm i amerikanëve shërben për t'i shuar spekulimet e javëve të fundit, që hedhin idenë se ka një thyerje mes qeverisë së Kosovës dhe SHBA. Shkak për spekulimet janë bërë disa vendime të forta të Albin Kurtit, që janë shoqëruar shpesh me kritika dhe qortime nga zyrtarët amerikanë.

Hamendësimet morën krahë ditët e fundit nga një deklaratë e ambasadorit të SHBA në Beograd, Kris Hill sipas të cilit për momentin, Serbia ishte një partner më i afërt me NATO-n se Kosova. Edhe O'Brien u tregua i ashpër me Kurtin rreth një muaj më parë, kur tha se "nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Por ndërkohë që amerikanët i dolën në krah Albin Kurtit brenda disa orësh, mbetet i paqartë propozimi që ka bërë qeveria e Kosovës për çështjen e dinarit, që ishte rënë dakort të bëhej sot. Pamjet e ushtarëve serbë në kufi kanë qenë temë kryesore e opinionit, madje disa thonë se kjo është e qëllimshme dhe shërben si një shpërqëndrim që të "harrohet" propozimi për çështjen e dinarit./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI