Flash

Rusia, sulm intensiv me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës

Lapsi.al 22 March 2024
Rusia, sulm intensiv me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës

Rusia ndërmori një valë masive sulmesh gjatë natës në një nga ofensivat më të mëdha të kohëve të fundit në Ukrainë, me më shumë se 90 raketa dhe 60 dronë të prodhuar nga Irani, tha të premten Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

“Bota po e sheh shumë qartë se cilat janë objektivat e terroristëve rusë: termocentrale dhe linjat e furnizimit me energji, hidrocentrale, banesa banimi”, tha ai.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës tha se sulmet shkaktuan vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve, ndërsa tre vetëve nuk u dihet fati.

Zoti Zelenskyy bëri thirrje përsëri për armë shtesë nga perëndimi, duke thënë se është e rëndësishme të kuptohet se vonesat dhe shtyrja e vendimeve, kanë pasoja.

"Kemi nevojë për mbrojtje ajrore për të ruajtur njerëzit, infrastrukturën, shtëpitë dhe digat. Partnerët tanë e dinë shumë mirë se çfarë na duhet”, tha ai.

Një nga sulmet e së premtes ndërpreu një nga dy linjat e energjisë që furnizonin termocentralin më të madh bërthamor në Evropë në Ukrainën juglindore, atë të Zaporizhzhias.

Objektet energjetike në qytete të shumta në të gjithë Ukrainën u vunë të premten në shënjestër të sulmeve ruse me raketa, dronë dhe artileri./ Voa

Të këshilluara

Çfarë pritet nga vizita e Blinken në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë sot Izraelin, në përpjekje për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm dhe të menjëhershëm në Ga...

13:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI