Flash

Profeti i Bashkisë Tiranë rrëzon skemën e qeverisë me një "hile", këshillon fermerët të bashkohen sa për letra (VIDEO)

Lapsi.al 22 March 2024
Profeti i Bashkisë Tiranë rrëzon skemën e qeverisë me

Në një video të postuar nga gazetarja Ola Xama, Veliaj jep këshilla se si fermerët të përfitojnë sa më shumë nga skemat e subvencioneve. Këshillat e tij, Kryebashkiaku i ka pagëzuar me emrin "hile e bardhë", ndërsa për t'a bërë më të besueshëm këshillën, kujton se si kur ishte fëmijë i punonte mendja si të vendoste një film te matësi i energjisë elektrike, që sahati të mos xhironte, apo kur u bë kryebashkiak mësoi se si i bëhej hile, matësit të ujit.

"Ministria e Bujqësisë këtë vit e ka patur të vështirë menaxhimin e skemave mbështetëse për shkak se fondet që jepen nga BE përmes programit IPARD janë pezulluar. Nga ana tjetër subvencionet e buxhetit për fermerët këtë vit janë 500 mijë euro më të ulta.

Shqipëria është vendi që jep mbështetjen më të ulët buxhetore për bujqësinë në rajon. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, vlera e shtuar e produktit që vjen si suport direkt nga buxheti për Shqipërinë është 1.6%, nga 10.5% që është mesatarja e rajonit dhe 26.1% që e kanë vendet e BE.

Në gjithë këtë mes, Ministrja e Bujqësisë del në një takim me fermerët dhe u kërkon bashkimin me njëri-tjetrin, duke u prezantuar teorinë e uljes së kostove, shtimin e marzhit të fitimit për produktin që shesin dhe fuqi më të madhe negociuese te grosistët. Shteti nga ana e tij do u japë përparësi në dhënien e subvencionit.

Të gjithë këtë model dhe sqarim del dhe e rrëzon profeti i Bashkisë së Tiranës, i cili u tregon fermerëve një “hile”: që të bashkohen me letra, të marrin fondet dhe të vazhdojnë jetën…

Ja ky është vizioni që kanë sot më të mirët e Rilindjes"-shkruan Xama.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI