Flash

Peticioni i shqiptarëve të Amerikës për AADF: Larg duart nga Butrinti!

Lapsi.al 22 March 2024
Peticioni i shqiptarëve të Amerikës për AADF: Larg duart nga

Qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare kanë hartuar një peticion dhe ia kanë dërguar Bordit të të Besuarve të Fondacionit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit sa i takon çështjes së parkut kombëtar i Butrintit.

Në këtë peticion theksohet se nga ana e Fondacionit ka veprime të dyshimta, që të lënë të kuptohet se qëllimi është marrja në dorë e trashëgimisë kulturore që është Butrinti.

Mes të tjerash bëhet thirrje që të qëndrohet sa më larg pasurive publike shqiptare.

PETICION

Drejtuar Bordit të të Besuarve të Fondacionit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit

Ne jemi një bashkim qytetarësh amerikanë me prejardhje nga Shqipëria, që jemi të shqetësuar dhe po ushtrojmë të drejtat tona kushtetuese të lirisë së fjalës dhe të tubimit. Ne shprehim tronditjen tonë më të thellë për veprimet dhe aktivitetet e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit [AADF].

Ne jemi të shqetësuar për veprimet shumë të dyshimta të AADF-së në Butrint dhe në vende të tjera të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, sikurse janë publikuar nga UNESCO-ja dhe Zëri i Amerikës. Ne kemi dijeni se AADF-ja ka shpenzuar më shumë $300,000 për të paguar dy plane të menaxhimit të integruar për Butrintin, ku i dyti “ka akomoduar” qëllimin e saj për të shtënë në dorë Butrintin. Ne kemi dijeni se AADF-ja ka shpenzuar më shumë se $50,000 për të paguar dhe për të lobuar për ligjin shqiptar të trashëgiminë kulturore, që i mundëson asaj të shtjerë në dorë Butrintin përmes një fondacioni të dedikuar, të cilin ajo e kontrollon.

Ne besojmë se në dy vitet e fundit AADF-ja ka paguar dhjetra mijra dollarë të tatimpaguesve amerikanë për tarifa avokatore dhe ekspertësh për mbrojtjen para Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të skemës së vet të paligjshme për të shtënë në dorë Butrintin. Ne besojmë se në dy vitet e fundit AADF-ja ka harxhuar dhjetra mijra dollarë të tatimpaguesve amerikanë për të financuar buxhetin dhe pagat e të ashtuquajturit “Fondacion për Menaxhimin e Butrintit”.

Përveç asaj që duket si përpjekje të paligjshme dhe veprime tejet të dyshimta për të shtënë në dorë Butrintin, AADF-ja është përfshirë edhe në pasuritë e Trashëgimisë Botërore të Liqenit të Ohrit, të Berat / Gjirokastrës, si dhe në Amfiteatrin e Durrësit, i cili është në Listën Rezervë të Pasurive të Trashëgimisë Botërore. Lidhur me këtë, ne kurrsesi nuk pajtohemi me përfshirjen e AADF-së në çdonjërën nga pasuritë e Trashëgimisë Botërore të Shqipërisë, pasi kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet dhe politikat e SHBA-së, sipas të cilave Parqet Kombëtare në SHBA kontrollohen dhe menaxhohen ekskluzivisht nga Qeveria e SHBA-së përmes agjencisë shtetërore Shërbimi Kombëtar i Parqeve, dhe jo pra nga ndonjë entitet privat.

Përfshirja e AADF-së në trashëgiminë kulturore të Shqipërisë përbën shkelje të Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore të vitit 1972, e cila u mbështet mbi modelin tonë amerikan sikurse u konceptua nga Presidenti Teddy Roosevelt dhe sikurse u promovua nga Presidentët John Kennedy dhe Richard Nixon. Në shtator 2023 AADF-ja u kritikua tërthorazi nga UNESCO për shkak të angazhimit të saj në Liqenin e Ohrit. Si pasojë, Liqeni i Ohrit mund të vendoset në Listëh e Pasurive të Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Ne i kujtojmë Bordit të të Besuarve të AADF-së se – me detyrim ligjor – AADF-ja duhet të angazhohet vetëm në “zhvillimin e sektorit privat”. Rrjedhimisht, AADF-ja nuk ka punë brenda perimetrit të pasurive të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë – të cilat janë të gjitha pasuri publike – dhe duhet të qëndrojë sa më larg tyre. Ne i bëjmë thirrje Kryetarit të Bordit të AADF-së, Z. Michael Granoff të japë menjëherë dorëheqjen nga qëndrimi i tij paarsyeshmërisht i gjatë prej mëse 25 vjetësh në krye të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve [Albanian American Enterprise Fund – AAEF] dhe të AADF-së.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Durrës

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 33...

17:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI