Flash

Pas humbjes/ Manaj rrefen rastin e humbur, Ramadani: Kili na surprizoi

Lapsi.al 22 March 2024
Pas humbjes/ Manaj rrefen rastin e humbur, Ramadani: Kili na surprizoi

Futbollisti i Kombëtares Ylber Ramadani ka folur pas humbjes 3-0 me Kilin.

“Normalisht që 3 gola janë shumë, por ne do të bëjmë çdo gjë që të mos marrim shumë gola. Nxhjerrim shumë pnmësime nga kjo ndeshje. Kili ishte njës kuadër me nivel të lartë dhe akoma më e vështirë do të jketë në europian. Tifozët na mbështetën, por ne do të përpiqemi të bjmë më mirë. Goli i parë erdhi shumë shpejt dhe na u duk që ishte i parregullt.

Ishim pak si me frikë në fillim. Deri në minutën e 70-të patëm një ndeshje jo të keqe, por u ndëshkuam sërish. Pastaj edhe goli i tretë që vulosi gjithçka. Është e vërtetë që kjo ndeshje na bëri të nxjerrim disa mësime. Arbitri më ndëshkoi shumë shpejt dhe më bëri të dal nga loja. Trajneri më tha se nuk duhet të rrezikoja më dhe më nxori nga loja” – tha Ramadani për Tv Klan.

Ndërsa Rei Manaj ka dhënë një tjetër mendim.

"Golat në Turqi vlejnë deri në një farë pike. Ta lëmë pas euforinë e kualifikimeve. Në europian do gjesh ekipe si Kili dhe më të forta ndaj duhet punuar më shumë. Kili nuk është një skuadër e vogël. Ka emra të fortë. Nuk mund të them që është ekip surprizë. Ekipi është shumë profesionist. Ishte një miqësore, por na duhej një ndeshje tjetër. Rasti i humbur? Iu shmanga mbrojtësit, por nuk munda dot ta arrij topin" - tha Manaj.    

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI