Flash

PAMJE TE RENDA/ Mbi 40 të vrarë dhe qindra të plagosur në një koncert në Moskë

Lapsi.al 22 March 2024
PAMJE TE RENDA/ Mbi 40 të vrarë dhe qindra të plagosur në

Të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Është ky bilanci i një sulmi në një sallë koncertesh në Moskë. Mediat vendase shkruajnë se kanë qenë të paktën 4 persona të veshur me kamuflazh që hapën zjarr në sallë. Më pas nuk dihet se cilat rrethana salla ka shpërthyer në flakë. Nuk dihet ende se cilët janë autorët dhe motivet e tyre.

Ministria e Jashtme e Rusisë e përshkroi incidentin si një "sulm terrorist". Policia ndodhet në vendngjarje. Pamjet në mediat sociale treguan persona të armatosur brenda sallës. Agjencia e lajmeve Tass raportoi se një e treta e sallës së koncerteve është në flakë dhe çatia është pothuajse plotësisht e djegur.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë incidentin, të cilin e quajti "një krim monstruoz".

Dëshmitarët okularë kanë filluar të japin dëshmitë për sulmin. Një burrë, i quajtur Vitaly, tha se ishte në një ballkon në sallë kur dëgjoi të shtëna. "Dëgjuam të shtëna, nuk e dinim se çfarë ndodhi në fillim. Më pas pashë disa terroristë që gjuanin njerëz. Ata hodhën disa bomba me benzinë, gjithçka filloi të digjej. Na nxorën jashtë drejt një daljeje” – tha ai.

Një dëshmitar okular anonim tha se prindërit po ndiqnin një garë vallëzimi me fëmijët e tyre kur filluan të shtënat. “Fëmijë dhe adoleshentë ishin në konkurs. Njerëzit erdhën dhe thanë se kishte të shtëna. Pasoi një përplasje. Fëmijët po vraponin në sallë”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha se imazhet e të shtënave në Moskë ishin "të tmerrshme dhe të vështira për t'u parë". Ai shtoi se nuk kishte "asnjë tregues për momentin" se në ngjarje është e përfshirë Ukraina. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Durrës

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 33...

17:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI