Flash

Kryebashkiaku i Rrogozhinës në hetim edhe për pastrim parash!

Lapsi.al 22 March 2024
Kryebashkiaku i Rrogozhinës në hetim edhe për pastrim parash!

Edison Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës po hetohet edhe për pastrim parash.

Përveç korrupsionit zgjedhor ku përfundoi në gjykatë çështja ndaj tij, ndaj Memollës nisi hetimi edhe për shpërdorim detyre muaj më parë me dyshimet se ka abuzuar me fondet e rindërtimit.

SPAK-ut i është vënë në dispozicion i gjithë materiali nga homologët italian. Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, janë vënë në ndjekje të një transferte të dyshimtë prej 1 milion eurosh, që dyshohet se i përket pikërisht lidhjeve të afërta të kryebashkiakut Memolla.

Prokuroria e Posaçme ka nisur një letërporosi autoriteteve partnere, ku kërkohet informacion SPAK po kryen verifikimet përkatëse mbi gjetjet e tyre, teksa është ngritur një grup i përbashkët pune për këtë çështje. Procesi ndaj kryebashkiakut në GJKKO për korrupsion në zgjedhje, është duke vijuar dhe Memolla të jetë ende në detyrë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI