Flash

Analiza e ish-futbollistit të kombëtares: Ku u gabua përballë Kilit

Lapsi.al 22 March 2024
Analiza e ish-futbollistit të kombëtares: Ku u gabua

Ish-futbollisti i kombëtares Florian Myrtaj ka bërë një analizë për humbjen e kombëtares 3-0 në miqësoren përballë Kilit të luajtur mbrëmjen e kësaj të premteje në Parma të Italisë.

“Kombëtares i mungoi ritmi. Me atë lojë që pamë ne nuk mund ta vinim në vështirësi Kilin. Nuk mund të bësh aksionin e parë sulmues në minutën e 70-të. Ndoshta shkak ishte nënvlerësimi ose koha e gjatë e mungesës së ndeshjeve bashkë. Manaj ishte një test sot. Ai ndoshta do të ketë mundësi edhe në Suedi. Ai nuk është edhe se u shërbye mirë me topa apo asiste.

Nëse do të kishte marrë pak më mirë atë asistin e pjesës së parë do të flisnim ndryshe sot. Daku ishte një mungesë ndoshta me ato shpërthimet e tij. Duke parë ndeshjen besoj se trajneri ka marrë mesazhet e duhura. Në Europian na çoi pak edhe euforia dhe disa nga lojtarët duhet të bënin edhe më shumë.

10 minutat e fundit nuk mund të jenë kështu, kur ke lojtarë me eksperiencë në mbrojtje. Duhet të qëndronim në fushë deri në minutat e fundit. Na pëlqeu vetja, nuk e di, kjo nuk duhet të ndodhë. Trajneri dhe grupi më pëlqejnë shumë, duhet të jenë më këmbë në tokë.

Presingun nuk e bëmë shpesh, kjo më bezdisi mua, sado që Kili ka kualitet, duhej presing i organizuar. Pjesën e dytë tentuam të bënim diçka, patëm rastin me Brojën. Ndërrimet nuk na ndihmuan. Ato 10 minutat e fundit nuk më pëlqente. Manaj u tentua vetëm 2-3 herë në thellësi. Ishim mësuar me mënyrë tjetër me Cikalleshin. Pastronte topa dhe bënte të rrezikshëm Asanin dhe Seferin.

Muçolli mendoj se ishte gjëja pozitive e kësaj ndeshjes. Tentoi të luante të gjitha topat. I dha impuls tjetër krahut të djathtë, më pëlqeu shumë. Për Hoxhën nuk mund të flasim. U fut në moment të papërshtatshme.

E vetmja notë pozitive është futja e Muçollit. Nuk mund të bësh reagimin tënd në minutën e 73-të. Goli i parë i Kilit ishte faull. Nuk luajtëm me rritëm të arsyeshëm, për të vënë në vështirësi Kilin. Mund të themi shumë gjëra, pa harruar dhe kualitetin e Kilit”, - u shpreh Florian Myrtaj në Tv Klan. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI