Flash

Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua, arrestohet i moshuari në Berat

Lapsi.al 22 March 2024
Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua, arrestohet i

Ditën e djeshme, aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësor 65 vjeç, u largua nga vendi i aksidentit në Berat dhe fshehu makinën. Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 69-vjeçarin.

Gjithashtu, gjendet dhe bllokohet automjeti tip “Nissan” që drejtonte i arrestuari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, si rezultat veprimeve intensive dhe të shpejta hetimore, të kryera për zbardhjen e rrethanave të një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 21.03.2024, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin B. K., 69 vjeç, banues në Berat.

Automjeti tip “Nissan” që drejtonte ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 19:40, në vendin e quajtur “Ura e Salillarit”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. H., 65 vjeç, banues në Berat, i cili ditën e sotme humbi jetën në Spitalin e Tiranës. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka fshehur automjetin në qytetin e Dimalit.

Policia gjatë kontrolleve, ka gjetur dhe ka bllokuar automjetin e tij tip “Nissan”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Durrës

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 33...

17:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI