Flash

Shqipëria "shet" pasaporta për të huajt që ka interes

Lapsi.al 21 March 2024
Shqipëria "shet" pasaporta për të huajt që ka

Qeveria ka vendosur t’ua bëjë më të lehë marrjen e shtetësisë shqiptare të huajve, në rastet kur kontributi i tyre përbën interes kombëtar.

Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare dhe të hyrë tashmë në fuqi, është vendosur që pasaportën shqiptare mund ta marrin me procedurë të përshpejtuar jo vetëm të huajt me kontribut të veçantë në fushat e arsimit, shkencës, artit, kulturës dhe sportit.

“Në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar, institucioni i Presidentit ose Kryeministria apo ente të autorizuara prej tyre paraqesin kërkesën për fitim shtetësie, sipas programeve të veçanta të shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, e cila duhet të përmbajë gjeneralitetet e individit”.

Gjithsesi në vendim nuk bëhet e ditur se cili është përkufizimi i interesit kombëtar në këtë rast dhe cilat do të jenë kriteret që do të duhet një shtetas i huaj të plotësojë për të marrë një pasaportë shqiptare.

Ndërkohë që dhënia e pasaportës shqiptare të huajve me interes për vendin në fusha si arsimi, sporti, shkenca, arti dhe kultura nuk ka kriter provimin e gjuhës shqipe. Një ndër detyrimet e lehtësuara është qëndrimi për vetëm 3 muaj gjatë 5 vjetëve nga miratimi i kërkesës.

Mbështetur në të dhënat e Regjistrit Elektronik për të Huajt, përgjatë viteve 2019–2022 numërohen rreth 20 mijë shtetas të huaj me qëndrim në Shqipëri.

Për vitin 2022, nga emigrantët evropianë, rreth 33.3% ishin italianë, 13% turq dhe 35% nga Kosova.

Të këshilluara

Ndërron jetë Jorgo Papingji

Autori dhe poeti i madh shqiptar, Jorgo Papingji ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare pasditen e sotme, në orën 17:30. I dekoruar me titullin “Mjeshtër i Ma...

19:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI