Flash

Rusia sulmon me raketa Kievin, 10 persona të plagosur

Lapsi.al 21 March 2024
Rusia sulmon me raketa Kievin, 10 persona të plagosur

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare u plagosën, përderisa mbrojtja ajrore ukrainase zmbrapsi një sulm masiv me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas mëngjesin e 21 marsit.

Forcat Ajrore ukrainase thanë përmes një postimi në Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore mëngjesin e 21 marsit rrëzuan 31 raketa ruse që po shënjestronin Kievin.

“Armiku sulmoi Kievin me dy raketa balistike të llojit Iskander-M dhe me 29 raketa lundruese të llojit Kh-101”, u tha në njoftim.

“Të gjitha raketat e armikut u rrëzuan në rajonin e Kievit”, thanë Forcat Ajrore ukrainase.

Klitschko tha se dy prej të plagosurve në kryeqytetin ukrainas janë hospitalizuar, ndërkaq të tjerët kanë marrë ndihmën e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Autoritetet e qytetit raportuan për shkatërrime në disa qarqe të Kievit si rezultat e copëzave të raketave të shkatërruara që ranë. Veçmas, sipas autoriteteve në Kiev, është dëmtuar një ndërtesë banimi në qarkun Shevçenik, e cila u përfshi nga zjarri. Banorët e këtij qarku janë evakuuar, thanë zyrtarët.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kievi së fundi po përballet me mungesë të municioneve dhe armëve të avancuara, përderisa po vazhdon t’iu bëjë thirrje aleatëve që t’i dërgojnë më shumë ndihma ushtarake me qëllim që të përballet me forcat ruse./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI