Flash

"Rrogat do të ishin 3 herë më të larta", Berisha: Rama ka shpenzuar 56 miliardë euro në 10 vite

Lapsi.al 21 March 2024
"Rrogat do të ishin 3 herë më të larta", Berisha:

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në 10 vite të qeverisjes së tij, ka shpenzuar 56 miliardë euro.

Në protestës maratonë në Rrugën e Shpresës në mbështetje të tij, Berisha theksoi se nëse këto miliarda euro nuk do të ishin zhdukur, Shqipëria do të ishte tre herë më mirë seç është sot.

Berisha: Të dashur miq.

Në 10 vite, qeveria, organizatë kriminale e Edi Ramës, ka shpenzuar rreth 56 miliardë euro, borxhe, të ardhura dhe të tjera.

Imagjinoni ju 56 miliardë euro, në qoftë se nuk do ishin zhdukur si në vrimat e zeza të galaksive, Shqipëria sot do ishte të paktën 3 herë më mirë.

Rrogat do ishin minimumi tre herë më të larta.

Të ardhurat për frymë do ishin tre herë më të larta.

Shqipëria, shqiptarët jo që do ishin të fundit në rroga e pensione, përkundrazi do ishin të parët në distancë në rajonin tonë për rrogat dhe pensionet.

Po ku shkuan këto? Çfarë ndodhi me këto 56 miliardë euro miqtë e mi?

Arsimi, rënie në pikiatë. 2.3 buxheti nga 5 që ishte premtuar.

Cilësia e arsimit, rënien më të madhe në botë.

Shëndetësia, rënie masive.

Rrogat, më të ulëtat në rajon.

Miqtë e mi, është jetike që të krijojmë sa më parë qeverinë teknike.

Një nga aktet më të para do jetë kontraktimi i një prej firmave më të mëdha në botë për të gjetur dhe nxjerrë gropën e madhe, të cilën Edi Rama me hajnat e tij kanë bërë në Shqipëri.

Për të gjetur dhe nxjerrë ku shkuan 56 miliardë euro, me të cilat Shqipëria do ishte 3 herë më lart, me rroga 3 herë më të mëdha, me shërbime disa herë më të mira.

Dhe shqiptarët nuk do ishin duke ikur, por duke u kthyer në vendet e tyre për të ndërtuar ëndrrën e bukur shqiptare.

Të këshilluara

Ndërron jetë Jorgo Papingji

Autori dhe poeti i madh shqiptar, Jorgo Papingji ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare pasditen e sotme, në orën 17:30. I dekoruar me titullin “Mjeshtër i Ma...

19:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI