Flash

Rama reagon për gjestin ndaj gazetares: Nuk kërkoj falje, ngjarja u manipulua

Lapsi.al 21 March 2024
Rama reagon për gjestin ndaj gazetares: Nuk kërkoj falje, ngjarja u

Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme për gjestin ndaj gazetares së Syri Tv, Ambrozia Meta që mori vëmendje të shoqatave të mbrojtjes së gazetarëve, por edhe të mediave ndërkombëtare. Rama këmbënguli që nuk do të kërkojë falje duke e akuzuar gazetaren për manipulim të situatës pas një gjesti miqësor.

“Faleminderit që e vure këtë video sepse është ngritur një histori shumë e madhe. Sepse në të shkuarën mund të kem pasur situata që mund të kisha shumë zell për të reaguar flakë për flakë me gazetaret, por prej vitesh jam krejtësisht në qetësi për t’u përgjigjur. Ky është manipulimi më i madh dhe më i neveritshëm që unë kam parë ku stimulohet një manipulim.

I di të gjitha. E kam thënë për disa media të huaja që u hodhën përpjetë që duhet të pyeteshin edhe të tjerët. Ishte një gjest miqësor për t’i rrahur shpatullën teksa unë po largohesha. Gazetarja nuk bëri pyetje, por bëri një konstatim të gabuar, unë nuk kam një ndjesë për të kërkuar. Në këtë rast unë me gazetaren që është prototipi i ndërprerjes së të gjitha përgjigjeve ajo duhet të vihet përballë kolegeve të tyre.

Nuk kam problem me pyetjet unë, unë kam problem me etikën e një komunikimi. Kur pyet duhet të dëgjosh dhe të tjerët të dëgjojnë. Unë nuk jam aty vetëm për ata që pyesin. Jemi të dyja palët për publikun që ai të dëgjojë. Konferenca ka qenë e qetë, por gjesti ka qenë tërësisht miqësor. Edhe ajo rrahja e shpatullave nuk u materializua dot sepse gazetarja reagoi duke simuluar sikur ishte një agresion.

Unë isha aty edhe me gazetarë të tjerë. Askush nuk i pyeti ata. I gjithë stërmadhimi për atë gjest miqësor nuk ndodhi për zgjatje të krahut, por këtu bëhet fjalë për një individ, gazetare që ka manipuluar qëllimisht këtë ngjarje. Mund të telefonoj këdo, por nuk mund të gjykoj aktorë” – tha Rama në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Mediat italiane në kor: Rama shtyn një gazetare dhe nuk kërkon falje

Politico: Rama refuzon të kërkojë falje për shtyrjen e gazetares

Incidenti me Ambrozia Metën/ Media greke: Pse Rama e shtyu gazetaren?

Incidenti me Ambrozia Metën/ Pyetjet që nxorrën nga kontrolli Edi Ramën

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI