Flash

Ndihma Kievit me asetet e ngrira ruse, kërcënon Moska: Do të hakmerremi!

Lapsi.al 21 March 2024
Ndihma Kievit me asetet e ngrira ruse, kërcënon Moska: Do të

Nëse Bashkimi Europian përdor përfitimet nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën, ne do të marrim masa shpaguese në përputhje me interesat tona dhe do të përdorim të gjitha mekanizmat e mundshëm ligjorë: Kërcënimi i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, erdhi pas njoftimeve që treguan se kjo çështje do të diskutohet në takimin e liderëve të BE-së në Bruksel.

“Natyrisht, ne do të përdorim të gjithë mekanizmat e mundshëm ligjorë, ato që i kemi në dispozicion tani, dhe të gjitha ato që do t’i kemi në dispozicion në të ardhmen. Bazuar në parimin e reciprocitetit, ne do të hakmerremi për këtë, por do të zgjedhim metoda të ndryshme në përputhje me interesat tona“-është shprehur Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Zyrtarët e Perëndimit kanë paralajmëruar konfiskimin e aseteve të ngrira financiare të Rusisë, në vlerë rreth 300-350 miliardë dollarëve, për të mbështetur me to Ukrainën e përballur me një situatë të vështirë aktualisht në terren.

Pothuajse shumica e gati 210 miliardë eurove të rezervave ruse të bllokuara në Bashkimin Europian- sidomos letra me vlerë dhe lloje të tjera garancish në të cilat kishte investuar Banka Qendrore e Rusisë – po mbahen në depozituesin Euroclear në Bruksel.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI