Flash

Lubonja: Rama hoqi koalicionet për të shmangur rotacionin

Lapsi.al 21 March 2024
Lubonja: Rama hoqi koalicionet për të shmangur rotacionin

Duke komentuar situatën më të fundit të politike në vend, shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se Komisioni i Reformës Zgjedhore është një “pseudo-problem”. Problemi i vetëm, sipas tij është ndryshimi i sistemit zgjedhor që heq koalicionet zgjedhore.

“Për mendimin tim, sidomos kjo çështja e komisionit zgjedhor, është një pseudo-problem dhe vetë fakti që ngrihet si çështja më e madhe që ka Shqipëria sot për mua tregon një luftë në pazar se kush mund të marrë ndonjë çikërrimë më shumë. Ai që e drejton pazarin dhe jep thërrimet është Edi Rama për të gjitha palët.

Kemi një ligj problematik, por e keqja nuk është ai ligj. Me atë ligj, Shqipëria ka pasur rotacion, ndërsa sot nuk ka më rrotacion dhe nëse Basha do të kishte ndonjë ndjeshmëri politike për Shqipërinë dhe jo veten, e para punës anulimi i atij ndryshimi që bëri Edi Rama në mënyrë të njëanshme për heqjen e koalicioneve.

Është gjëja më normale të krijohet një koalicion, partitë varësisht nga meritat kanë përqindjet e tyre që ndryshojnë. Nëse Shqipëria ka një problem politikisht që kërkon ta zgjidhë me zgjedhje dhe këtu kam pikëpyetjet e mia. Nëse mendohet se mund të zgjidhet me zgjedhje është mundësia që të bashkohet e gjithë opozita për ta rrëzuar.

Duhet ndryshuar ky ligj. Absolutisht nuk bëjnë fjalë për këtë se kanë hallin për të marrë ndonjë votë në Parlament. E gjitha kjo është një shmangie nga problemi real që ka Shqipëria. Sot pashë një lajm që ishte vendi i parë në botë në kërkesat për azil në Evropë. Mendoni se në çfarë vendi jemi. Kjo është një ikje nga të gjitha problemet që ka Shqipëria dhe tregon një paaftësi të opozitës”, - theksoi Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI