Flash

Bardhi i përgjigjet Ramës: Ruaj nervat dhe mos moho vëllain

Lapsi.al 21 March 2024
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ruaj nervat dhe mos moho vëllain

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar pas shigjetimeve të kryeministrit Rama në “Opinion”.

“Ruaj nervat Edi! Mos moho vëllain të paktën. Shihemi javës së ardhshme tek Fevziu! E kuptoj shqetësimin se ke menduar se përmes promovimit të prokurorit të çështjes me votën tënde, do shpëtoje një të dyshuar si trafikant droge nga hetimi penal dhe dënimi, që rastis të jetë yt vëlla!

Mbrojta politike dhe pandëshkueshmëria i ka këmbët e shkurtra. Deri atëherë ruaj nervat se do të duhen edhe për vete!” – shkroi Bardhi në rrjetet sociale.

Më herët Rama foli me një gjuhë të ashpër ndaj Bardhit lidhur me akuzat se vëllai i tij, Olsi Rama është i përfshirë në çështjen e laboratorit të Xibrakës.

“Para se të jetë vëllai im i përfshirë në një çështje droge, jam unë i përfshirë në çështje droge, larje parash dhe dhunë në familje si dhe për gjëra të thëna dhe të stërthëna në publik në mënyrë të vazhdueshme. Kur dëgjon gjëra të tilla të vjen t’i kthesh një përgjigje shqiptarçe. Kur dëgjon një fytyrë të tillë të vjen t’i përgjigjesh shqiptarçe.

Si është shqiptarçe? Vëllai i asaj që të ka bërë kokën. Kur shikon të dhunohen kështu njerëzit e familjes tënde, që flitet për vajzën tënde të dhunohet kështu edhe pse është në punën e saj dhe që nuk ka marrë kurrë punë publike apo kur dëgjon për djalin, për babanë, për nënën të vjen ajo lloj përgjigjeje.

Ajo lloj fytyre që nxore përpara dhe që është fytyra shembullore e shpërfytyrimit. Është i njëjti që ç’nuk ka thënë edhe për djalin e atij që i është ulur sot në prehër. Ai do nxjerrë të dhëna? Ai do nxjerrë atë që s’thuhet. Unë mund të kem pasur opozicione për të tjerët, por kurrë nuk kam bërë akuza penale.

Ajo fytyra më kujton Skënder Luarasin që tha dikur në një mbledhje: “Të të them Zotëri nuk të them dot, Të të them shok nuk të them dot se nuk të kam shok. Por të them fytyrë e njohur” – tha Rama. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Olsi i përfshirë të trafik droge”/ Rama i përgjigjet Gaz Bardhit: E do shqiptarçe

 E bujshme/ Bardhi: TIMS u manipulua për shkak të Olsi Ramës dhe kokainës së Xibrakës

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI