Vuçiç dhe Grenell[/caption]
Lajmi për propozimin provokoi kundërshtime të forta nga krerët e partive opozitare në Serbi gjatë një mbledhjeje të parlamentit. Udhëheqësit e partive opozitare thanë se nuk ishin informuar siç duhet për planin dhe e quajtën të papërshtatshme që një kompani amerikane në pronësi të një anëtari të familjes Trump të lejohej të fitonte nga një vend që një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e bombardoi 25 vjet më parë.
“Kjo tregon mungesën e madhe të dinjitetit, ndjenjës për vendin. Është një turp dhe një shuplakë në fytyrë” - tha Aleksandar Paviç, një deputet nga një parti opozitare që nuk rreshtohet në krah të Vuçiç. Pavic tha se ai dhe kolegët e partisë së tij mund të mos mbështesin zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit serb të propozuar nga Vuçiç duke protestuar kundër propozimit.
Vuçiç, në aktivitetin e tij të veçantë, tha se ishte “njohur pjesërisht” me propozimin e zotit Kushner. Por ai tha se specifikat e marrëveshjes po trajtoheshin nga ministri i financave, Sinisa Mali. “Unë e di se kur ai bën diçka, ai e bën punën në mënyrë të sigurt, me zgjuarsi, seriozitet dhe përgjegjësi” - tha Vucic për Malin, të cilin Grenell e ka përshkruar si një mik personal.
“Gjithmonë kohë e mirë me Sinisa Mali në Bograd” – shkroi Grenell në vitin 2021 në mediat sociale, pranë një fotoje me Malin në një bar në Beograd. Fotoja u shfaq të hënën nga një tjetër deputet, Aleksandar Jovanoviç, i cili u tall me miqësinë mes zotit Grenell dhe zotit Mali.
“U kërkoj të gjithë deputetëve që janë në favor që Shtabi i Përgjithshëm të dhurohet për kompanitë amerikane offshore, ju lutem ngrini dorën”, - tha Jovanoviç, duke iu referuar anëtarëve të parlamentit dhe godinës së Shtabit të Përgjithshëm, që është emri i përdorur në Serbi për ish-shtabin ushtarak. Asnjë nga deputetët nuk u pa duke ngritur duart.View this post on Instagram
Dragan Djilas, lideri kryesor i partisë opozitare në Serbi dhe ish-kryetar i bashkisë së Beogradit, tha në një intervistë të hënën se "ne do të përpiqemi ta ndalojmë këtë", - duke iu referuar projektit të propozuar. "Si mund t'i japësh dikujt tokë, plotësisht falas?" - tha ai.
Kushner dhe Grenell, në intervista, thanë se projekti ishte një mënyrë për Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në adresimin e plagëve të lëna nga bombardimet e NATO-s, duke shtuar se fitimet nga rizhvillimi i vendit në pronësi të qeverisë do të ndaheshin me Serbinë.
“Mundësia që investitorët amerikanë të rizhvillojnë ish-selinë ushtarake të qeverisë së Jugosllavisë simbolizon përparimin e jashtëzakonshëm që është bërë për të shëruar plagët nga e kaluara” - tha Grenell. “Ky projekt do ta kthejë një simbol të konfliktit të mëparshëm, në një urë miqësie dhe rinovimi”.
Projekti në Serbi është një nga tre që Kushner dhe Grenell po përpiqen të zhvillojnë në rajon, me dy të tjerë të planifikuar në Shqipëri. Investimi i tyre total në rajon për hotelet luksoze dhe projektet e lidhura me to do të vlejnë rreth 1 miliard dollarë, kanë thënë zyrtarët e kompanisë.
©Marrë nga NYT, autori Eric Lipton është një reporter investigativ, i cili gërmon në një gamë të gjerë temash, nga shpenzimet e Pentagonit deri te kimikatet toksike. Përshtati në shqip LAPSI.al