Flash

Shqipëria zgjat me 3 vite afatin e pjesëmarrjes së ushtarëve në misionin e KFOR

Lapsi.al 20 March 2024
Shqipëria zgjat me 3 vite afatin e pjesëmarrjes së ushtarëve

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme (20 mars) ka marrë vendimin për të zgjatur pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacion ushtarak ndërkombëtar të KFOR në Kosovë.

Pjesëmarrja e Forcave të Armatosur në operacionin ushtarak të KFOR në Kosovë përfundonte më 31 dhjetor 2024 dhe tanimë është zgjatur edhe për 3 vite të tjera, deri Më 31 dhjetor 2027.

Po ashtu sipas vendimit, kanë ndryshuar edhe pagesat për dietat ditore, që ka qenë 6 000 lekë dhe është bërë 12 000 mijë lekë.

Kjo është hera e dytë që merret vendimi për zgjatjen e pjesëmarrjes së trupava tanë me KFOR në Kosovë, pasi u vendos në vitin 2005.

Vendimi i radhës u mor në vitin 2014 , ku u vendos shtyerja për 10 vite deri në 2024 dhe tanimë sërish me 3 vite, deri në 2027.

Vendimi:

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.910, DATË 22.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK NDËRKOMBËTAR KFOR, KOSOVË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

1. Në vendimin nr.910, datë 22.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

a) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Kohëzgjatja e këtij misioni është deri më 31 dhjetor 2024. Periudha e qëndrimit në mision, për çdo përfaqësues, të jetë me sistem rotacioni çdo 6 (gjashtë) muaj dhe 1 (një) vit për postin ACOS SPT, periudha, të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).”.

b) Shkronja “a”, e pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të këshilluara

Bardhi fton Bashën: Ne jemi të hapur!

Gazmend Bardhi i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe Lulzim Bashës që mban vulën e PD. Referuar marrëveshjes së arritur pak ditë më parë me mazhorancën, ky...

16:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI