Flash

Serwer: SHBA të favorizojë miqtë e saj në Ballkan, Serbia nuk shkëputet nga Rusia

Lapsi.al 20 March 2024
Serwer: SHBA të favorizojë miqtë e saj në Ballkan, Serbia

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë se "aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova". Nisur nga kjo Serwer ka bërë thirrje për një qasje më të qartë nga SHBA në mbështetje të aleatëve të saj në Ballkan, në kontekstin e një lidhjeje të pandryshuar të Serbisë me Rusinë.

“Ambasadori amerikan vlerëson bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe forcave serbe, edhe pse presidenti serb ka deklaruar qartazi ambiciet e tij për aneksimin e mundshëm të Kosovës. Si mund të rekoncilohen këto qëndrime? Nuk është e ndërlikuar. Serbia e shfrytëzon bashkëpunimin për të përfituar nga stërvitjet dhe të mësuarit e inteligjencës, që më pas mund t’i përdorë kundër interesave të NATO-s në rajon, dhe me siguri ia raporton gjetjet Moskës”, - pohon ai.

Serwer pohon se SHBA-ja duhet të rishikojë qasjen e saj ndaj Serbisë dhe të sfidojë aspiratat e saj, si dhe të atyre ruse, për ekspansion etno-territorial.

“Është koha të ndalemi nga mbështetja e Beogradit që ka treguar vazhdimisht se është i lidhur me Rusinë. Vuçiq ka treguar që nuk do të hezitojë të vepron kundër Kosovës në momentin që i përshtatet,” thekson profesori amerikan.

LEXO EDHE: Habit ambasadori amerikan në Beograd: Serbia është më afër NATO-s se Kosova

Serwer sugjeron disa hapa konkret që SHBA-ja duhet të marrë, duke filluar nga theksimi i nevojës për drejtësi në rastin e incidenteve të sponsorizuara nga Beogradi në territorin e Kosovës, mbështetja e Prishtinës në objektivat e saj ndërkombëtare, dhe një qëndrim i fortë kundër manipulimeve të mundshme në zgjedhjet serbe. 

Politikanë dhe analistë në Beograd kanë komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Christopher Hill. Ata thonë se Serbia po zhvillon partneritet me NATO-n, por presidenti serb Vuçiq është zotuar se Serbia nuk do të jetë anëtare e asnjë aleance ushtarake.

“Serbia sot është shumë më afër aleancës së NATO-s sesa Kosova, sepse ne punojmë me ushtrinë serbe çdo ditë, kemi pasur stërvitje, kemi pasur stërvitje dhe një sërë gjërash të tjera”, - tha ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill. /Telegrafi

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI