Flash

Rrëzohet avioni i ushtrisë greke, piloti gjendet në mes detit

Lapsi.al 20 March 2024
Rrëzohet avioni i ushtrisë greke, piloti gjendet në mes detit

Një avion F-16 i Forcave Ajrore u rrëzua sot në ishullin Psathoura, pranë Alonissos, në Sporade të Greqisë.

Sipas deklaratës për shtyp të Shtabit të Përgjithshëm të aviacionit që në momentin e parë piloti arriti të hidhej nga avioni , duke aktivizuar mekanizmin e sediljes parashutë.

“Νë orën 13:29, një avion F-16 Block 52+, njëvendësh i Skuadronit 337, i repartit ushtarak 110 F, i cili po kryente një fluturim stërvitor, u rrëzua në zonën detare të Psathouras. Në operacionin e kërkim-shpëtimit që u zhvillua merrnin pjesë 1 helikopter Super Puma, 1 helikopter Navy S-70, 1 CL-415 ndërsa në zonë ka shkuar edhe dhe fregata “Egean”, - thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Rreth një orë e gjysëm më vonë helikopteri Super Puma që ishte nisur menjëherë nga ishulli Limnos, ka gjetur vendndodhjen e tij dhe ka mundësuar nxjerrjen e tij nga deti.

Piloti është dërguar në spitalin e Limnos në fillim dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm 251 të Forcave Ajrore, ndërsa thuhet se është në gjendje të mirë shëndetsore.

Avioni i tij merrte pjesë në një fluturim stërvitor në formacion me katër avionë të tjerë luftarakë të nisur nga baza ajrore e Larisës, kur ka konstatuar se po humbte lartësinë dhe do të rrëzohej në det ndaj është detyruar të aktivizojë mekanizmin parashutë.

Avioni në fjalë është një version i përmirësuar i tipit BLOCK 50 me sisteme elektronike të avancuara dhe një motor të sofistikuar.

Të këshilluara

Bardhi fton Bashën: Ne jemi të hapur!

Gazmend Bardhi i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe Lulzim Bashës që mban vulën e PD. Referuar marrëveshjes së arritur pak ditë më parë me mazhorancën, ky...

16:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI