Flash

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE propozon tjetër takim mes liderëve

Lapsi.al 20 March 2024
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE propozon tjetër

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, paralajmëroi të mërkurën se nevojitet një takim i nivelit të lartë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

Ai, megjithatë, nuk tregoi se kur mund të ndodhë një takim i tillë nën ndërmjetësimin e bllokut.

“Zbatimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, sikur edhe kërkesat shtesë për formalizm, kanë nevojë të adresohen nga liderët gjatë takimit të radhës në nivel të lartë, në kuadër të dialogut”, tha Stano.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë në shkurt 2023 në Bruksel, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

BE-ja paralajmëroi në fillim të kësaj jave se do të shtojë trysninë mbi të dyja vendet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja, mes tjerash, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve shtetërore, si dhe respektim reciprok të sovranitetit dhe tërësisë territoriale. Ajo kërkon po ashtu nga palët që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Dje, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, ku diskutuan për këtë marrëveshje dhe për çështjen e dinarit serb në veçanti.

Bislimi tha se Petkoviq u deklarua në takim se Serbia nuk mund t’i zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me statusin e Kosovës, integritetin territorial, apo anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në agjencitë e saj.

Kosova nguli këmbë përsëri që të nënshkruhet marrëveshja, apo të gjendet një formë tjetër e formalizimit të saj. Por, Serbia nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, Stano tha se BE-ja pret që javën e ardhshme të vazhdohen diskutimet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit serb, pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që vetëm euroja të jetë valutë në qarkullim zyrtar.

Stano tha se takimi i së martës “ishte i rëndësishëm për të saktësuar faktet dhe për të sqaruar disa çështje”.

“Palët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimet për këtë çështje të hënën me 25 mars, me qëllim që të diskutojnë propozimet konkrete dhe të gjejnë një zgjidhje afat-shkurte”, shtoi ai.

Bislimi tha pas takimit se Kosova dhe Serbia, deri më 22 mars, do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve.

Ishte hera e parë që zyrtarë të Qeverisë së Kosovës morën pjesë në bisedime të tilla, prej se Kosova, me një rregullore të Bankës Qendrore që hyri në fuqi më 1 shkurt, ndaloi përdorimin e dinarit serb, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese.

Çështja, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re. /REL

Të këshilluara

Bardhi fton Bashën: Ne jemi të hapur!

Gazmend Bardhi i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe Lulzim Bashës që mban vulën e PD. Referuar marrëveshjes së arritur pak ditë më parë me mazhorancën, ky...

16:02

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI