Flash

Goditi për vdekje me grusht 55-vjeçarin në Vlorë, 3 vite burg për djalin e anëtares së KLP

Lapsi.al 20 March 2024
Goditi për vdekje me grusht 55-vjeçarin në Vlorë, 3 vite

Është dënuar me 3 vite burg, Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut. Autori është dënuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” neni 85 , atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj.

Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj për djalin e Nurihan Metës, anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte akuza e vrasjes me dashje, por kërkesa është rrëzuar. Të pranishëm në sallë gjatë procesit ishin avokatët e të riut dhe babai i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në një pikë interneti në qytetin e Vlorës në gusht të vitit të shkuar.

Pas debateve, Rei Meta goditi me grusht inxhinierin, i cili përfundoi në tokë duke gjetur vdekjen. Autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre prej 7-8 muajsh para ngjarjes. Sipas informacioneve nga hetimet, Rei Meta bënte rolin e sekserit për një pronë për të cilën nuk mbaroi punë.

Viktima e kishte zgjidhur me palë të treta, por Meta pretendonte që për “punën” ndërtuesi duhet t’i jepte një apartament, të cilin ai nuk pranoi t’ja kalonte në pronësi. Mësohet se Meta premtonte që t’u mbaronte punë qytetarëve në emër të së ëmës, Nurihan Metës, anëtare e KLP-së.

Të këshilluara

Berisha i'u ngjit nofkën TV-ve të qeverisë

Ndonëse nga ballkoni, Sali Berisha nuk i vë dot fre imagjinatës. Ai u ka folur sot mbështetësve të tij për mediat e Ramës që u bëjnë shpërlaje truri me pagesë s...

20:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI