Flash

Daçiç të enjten në Moskë, do shikojë me Lavrovin ndeshjen Rusi-Serbi

Lapsi.al 20 March 2024
Daçiç të enjten në Moskë, do shikojë me

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohet me homologun e vet rus, Sergei Lavrov, të enjten në Moskë, njoftoi të mërkurën zyra e ministrit serb.

Siç thuhet në njoftim, Daçiqi do të udhëtojë drejt kryeqytetit rus me ftesë të Lavrovit për ta shikuar një ndeshje miqësore në futboll mes ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Rusisë.

Takimin e dy shefave të diplomacisë e kishte paralajmëruar më herët zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, raporton agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Serbia do të bëhet kombëtarja e parë evropiane që luan ndeshje futbolli në Rusi prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Ndeshja miqësore mes kombëtareve të Rusisë dhe Serbisë në Moskë është planifikuar të zhvillohet më 21 mars.

Federata e Futbollit e Rusisë e ka cilësuar këtë ndeshje si “duel vëllazëror”.

Dy ditë pas përballjes së ekipeve kombëtare, më 23 mars, kampioni i Serbisë në futboll, Cervena Zvezda, dhe kampioni i Rusisë, Zenit Shën Petersburg – do ta luajnë një ndeshje miqësore në Beograd.

Derisa kombëtaret e tjera evropiane, si Anglia apo Polonia, e shpërfillin ekipin kombëtar rus, kombëtarja e Serbisë ndjek politikën shtetërore.

Beogradi zyrtar nuk ka pranuar të bëhet pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian – megjithëse synon të anëtarësohet në të – prej kur blloku filloi ta sanksionojë Rusinë dy vjet më parë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Autoritetet në Serbi nuk i kanë ndërprerë asnjëherë kontaktet me Kremlinin gjatë kësaj kohe.

Beogradi zyrtar llogarit në mbështetjen e Rusisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës - e shpallur nga Prishtina zyrtare më 2008 - por nga viti 2011 zhvillon dialog me të, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore./REL

Të këshilluara

Berisha i'u ngjit nofkën TV-ve të qeverisë

Ndonëse nga ballkoni, Sali Berisha nuk i vë dot fre imagjinatës. Ai u ka folur sot mbështetësve të tij për mediat e Ramës që u bëjnë shpërlaje truri me pagesë s...

20:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI