Flash

"Ai jep 200 euro"/ Zbulohen bisedat mes vajzave shqiptare, tutores greke dhe klientit

Lapsi.al 20 March 2024
"Ai jep 200 euro"/ Zbulohen bisedat mes vajzave shqiptare, tutores

Të tjera detaje dalin në dritë nga zbulimi i rrjetit të prostitucionit në Greqi, ku 7 vajza të mitura, 5 prej tyre shqiptare, shfrytëzoheshin nga 4 tutorë. Në krye të këtij rrjeti ishte një 25-vjeçare e cila ‘fuste’ në grackë të miturat duke i joshur me paratë që do të fitonin, nga 100 deri në 200 euro, dhe më pas u gjente dhe i lidhte me klientët.

Ka qenë njëra prej motrave të vajzave që ka gjetur në telefonin e saj një mesazh me një burrë, i cili i kërkonte që të takoheshin në një hotel në zonën e Gazit, dhe më pas do t’i jepte para. Pas ndërhyrjes së policisë, katër tutorët ranë në pranga, ndërsa të miturat u morën në mbrojtje. Ndërkohë mediat greke kanë bërë publike dhe disa nga mesazhet që njëra nga të miturat shkëmbente me tutoren 25-vjeçare.

BISEDA:

25-vjeçarja: Ka mbaruar ajo punë, do të marrësh lekë. Lëre atë se është budalla. Po ashtu do të të rregulloj atë tjetrin që jep 200 euro.

E mitura: Pse?

25-vjeçarja: Ai jep më shumë.

Po ashtu është zbuluar edhe një tjetër bisedë, ku njëra nga vajzat e mitura flet me një klient, duke i thënë se ajo ende nuk ka mbushur 18 vjeç, por ai i thotë se nuk është problem, madje e pyet edhe nëse do të konsumojë kokainë.

BISEDA:

E mitura: Hej, më dëgjo, të thashë që jam 17. Nuk jam ende 18 vjeç.

Klienti: Epo, edhe sikur të ishe 16 vjeç, nuk do të kisha problem. Tnë fakt jam pak i acaruar që me kë bërë bllok… a pi? A të të sjell ndonjë gjë?

E mitura: Jo, nuk pi.

Klienti: OK, kam vetëm të zezë por kam edhe kokainë për vazjat që duan. Sot do të shkosh herët në shtëpi, çfarë ka?

E mitura: Ku të shkojmë? Nuk kemi para për taksi.

Klienti: Ku jeni tani?

E mitura: Gazi.

Klienti: OK, ikim Gazi, shkojmë në hotel. Te filloj…

E mitura: Mirë. A do t’i keni me vete 200 euro?

Klienti: Dërgo një foto, a më dëgjon?

E mitura: Nesër.

Klienti: Në rregull, por do të sjellësh edhe të shoqen, mirë?

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI