Flash

U aksidentua në Itali, humb jetën 30-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 19 March 2024
U aksidentua në Itali, humb jetën 30-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 30-vjeçar shqiptar. Mëoshet se i riu shqiptar mbeti i vdekur në La Catena të Italisë, pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një mjet tjetër.

Makina e Dhurim Shinit u përplas me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy vajza, të dyja të plagosura rëndë. Shini kishte plagë të rënda dhe nuk mundi të shpëtonte edhe pas përpjekjeve të mjekëvë në vendin e ngjarjes.Në makinën tjetër po udhëtonin dy gra, shoferja 58-vjeçare dhe një pasagjere, të cilat u shpëtuan, por ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Sipas medias italiane, në vitin 2016 Shini u arrestua së bashku me dy djem të tjerë me akuzën e trafikut të drogës. Sipas hetimeve të policisë, i riu ishte bërë pikë referimi për të rinjtë e bashkisë Gaeta dhe Formia në kërkim të kokainës dhe hashashit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI