Flash

Rozeta Dobi kërkon mëshirë nga gjykata: Alda më kërkoi t'i mbaja paratë

Lapsi.al 19 March 2024
Rozeta Dobi kërkon mëshirë nga gjykata: Alda më kërkoi

Zbardhet dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi sot në gjykatë, e cila akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda, ngjarje në të cilën është përfshirë dhe i biri.

Lexo më tej: Prokuroria jep pretencën për Alda Klosin: 2 vite e 6 muaj burg 

Gjatë rrëfimit të saj para togave të zeza, Dobi ka mohuar që të ketë vjedhur shumën e parave të thëna sot nga prokuroria. Ajo tha se ato para ia kishte dhënë Alda Klosi, që t’i fshihte në banesën e saj dhe do ia kthente në një moment të dytë.

“Se pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirën tuaj ne dhënien e vendimit, ate shume parash Alda Klosi me ka kërkua qe ti mbaj dhe ne nje moment te dyte do te ja ktheja tek shtëpia e saj, unë nuk kam vjedhur, me vjen keq e kam mbajt familjen me pune te ndershme. S’kam dashur t’i bej asgjë keq. Une s'kam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços. Varësja ka qenë e ish-bashkëshortes së bashkëshortit tim të ndjerë. Më ka kërkuar që t’i mbaja. Këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajësojë ish-bashkëshortin e saj”, tha ajo.

Mbrojta e Rozeta Dobit kërkoi në sallën e gjyqit që klientes së saj t’i ktheheshin 25 mijë euro, dhe 1 milion lekë të vjetra. Prokuroria thekson se gjatë analizës financiare nuk rezulton që Dobi t’i këtë krijuar me burime të ligjshme.

Të këshilluara

E rëndë në Shëngjin, mbytet fëmija afgan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shëngjin. Një fëmijë afgan 2-vjeç është mbytur aksidentalisht duke luajtur në shatërvanin e kompleksit ku is...

17:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI