Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Reagon gazetarja Ambrozia Meta: Rama më gjuajti në faqe. Gjest i ulët dhe i turpshëm (VIDEO)

Lapsi.al 19 March 2024
Reagon gazetarja Ambrozia Meta: Rama më gjuajti në faqe. Gjest i

Ambrozia Meta ka reaguar pas incidentit të ndodhur paraditen e sotme me kryeministrin Edi Rama që bëri bujë në media. Gazetarja thotë se Rama e ka gjuajtur në faqe dhe shpreh keqardhjen që sot u bë ajo lajm e jo pyetjet e saj për kryeministrin.

Reagimi i plotë i Ambrozias

Siç tashmë është marrë vesh, sot pata një përplasje me Kryeministrin Edi Rama, gjatë një prononcimi për media. Pas një sërë pyetjesh lidhur me investimet e reja në Sazan, skemën e përdorur në portin e Durrësit dhe përfitimet që do të kenë shqiptarët nga këto marrëveshje, në përpjekje për të shmangur llogaridhënien, Kryeministri bëri një gjest të ulët dhe të turpshëm, duke më gjuajtur në faqe dhe duke shkelur çdo lloj etike. Është një veprim që nuk më intimidon, siç nuk më step fare gjuha e tij ofenduese, sepse unë kam guximin t’i kërkoj llogari, pasi nuk bëj kurrë pazare me profesionin tim dhe e kam shumë të shenjtë dinjitetin.

Jam shumë mirënjohjese për reagimin e gjithë shoqatave të gazetarëve, kolegëve dhe gjithë njerëve të tjerë, që kanë shprehur solidaritet me mua, në mënyrë që ai veprim aq i shëmtuar dhe i ulët, që Rama e cilëson si përshëndetje miqësore, mos të kthehet në një normë komunikimi të Kryeministrit siç janë bërë tashme të zakonshme, ofendimet, arroganca ndaj gazetareve dhe masat qesharake si riedukimi. Edi Rama e ka kuptuar sot më shumë se kurrë, që unë i bëj pyetjet e mia e pa ndikuar nga askush, siç besoj se duhet bërë në interes të opinionit publik dhe të vendit tim, të cilin ai mendon se mund ta ndajë si ta ketë pronë të familjes, duke ja falur oligarkëve vendas dhe të huaj;të lidhur me të apo me politikanë të tjerë, nga të cilët mund te ndikohet fati i tij. Më vjen shumë keq që sot përfundova unë duke u bërë lajm dhe jo pyetjet, për të cilat kërkova me aq ngulm përgjigje.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI