Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Nis në Britaninë e Madhe gjyqi i Berishës kundër shpalljes “non grata”

Lapsi.al 19 March 2024
Nis në Britaninë e Madhe gjyqi i Berishës kundër shpalljes

Nis në Britaninë e Madhe procesi gjyqësor i iniciuar nga ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha kundër shpalljes “non grata” nga Ministria e Brendshme në 22 korrik të vitit 2022. Mediat londineze njoftuan këtë të martë se padia e Berishës është bërë ndaj Sekretares së Brendshme të asaj kohe, Priti Patel që ndaloi hyrjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të akuzave për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Mbretëria e Bashkuar ndoqi të njëjtat hapa si SHBA që i ndaluan hyrjen Berishës në vitin 2021. Mediat britanike shkruajnë se kjo është sfida e parë ligjore ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm për përjashtimin e një politikani të "një shteti të huaj mik" nga Mbretëria e Bashkuar. Berisha deklaron se akuzat ndaj tij për lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin janë të pavërteta.

Çështja po shqyrtohet nga Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC) të Mbretërisë së Bashkuar. Mediat britanike shkruajnë se Berisha pretendon se kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, kishte dijeni paraprakisht për urdhrin e përjashtimit dhe e kishte përmendur atë në Kuvend, edhe para se ai vetë të ishte njoftuar për vendimin e Sekretarit të Brendshëm.

Ky fakt sipas, avokatëve mbrojtës të Berishës ngre pikëpyetje në lidhje me procesin e ndjekur në vendimmarrjen e ndalimit të tij nga Mbretëria e Bashkuar. Ekipi mbrojtës ligjor i Berishës përbëhet nga kompania “Fergus Randolph KC” që drejtohet nga Kartik Mittal, partner në firmën me bazë në Londër. Seanca pritet të zgjasë 4 ditë dhe pritet të mbyllet brenda kësaj jave.

Duke komentuar rastin, avokati Kartik Mittal, tha: “Ky është një rast i jashtëzakonshëm ku një lider opozitar i një vendi tjetër evropian i është nënshtruar një urdhri përjashtimi në bazë të akuzave të thjeshta të nxjerra kryesisht nga burime të mediave të huaja me pavarësi të dyshimtë editoriale. Berisha nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe mohon me forcë të jetë përfshirë në aktivitete kriminale korruptive” – tha ai.

Ndërsa një zëdhënës i ministrisë së Brendshme tha: “Prioriteti i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbetet ruajtja e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke promovuar sigurinë, prosperitetin dhe sundimin e ligjit në mbarë botën. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një partner afatgjatë për Shqipërinë në mbrojtjen e llogaridhënies dhe veprimit kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Do të ishte e papërshtatshme të komentohej më tej ndërkohë që procedurat ligjore janë në vazhdim” – thuhej në reagim.

Berisha ka njoftuar se ka bërë padi në gjykatat franceze edhe për shpalljen non grata nga SHBA, por nga ajo kohë nuk ka më të dhëna për gjendjen e procesit. Ai ndodhet në arrest shtëpiak që prej dhjetorit 2023. Ndaj tij ka një hetim në vazhdim për korrupsion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI