Flash

Ligji për amnistinë penale, Rama: Do e votojnë të gjithë nuk kanë ku shkojnë

Lapsi.al 19 March 2024
Ligji për amnistinë penale, Rama: Do e votojnë të

Pas mbledhjes në seli me drejtuesit politik të qarqeve, kreu i qeverisë Edi Rama, ka folur për gazetarët. I pyetur se me kë do t'i bashkojë PS votat për amnistinë penale, e cila do të kalojë për votim të enjten në Kuvend, ai tha:

“Duhet t’i referoheni një deklarate të ministrit të drejtësisë. Amnistia është në tryezën e Kuvendit, do e votojnë të gjithë se nuk kanë të shkojnë nuk po votojnë për PS, por për një akt që parlamenti e ka bërë pa ndarje partiak.

Amnistia krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit të barrës së dënimit për të gjithë ata që duhet të përfitojnë nga ky lehtësim.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI