Flash

Deputeti socialist, Nasip Naço paraqitet në SPAK: U thirra për çështjen CEZ-DIA

Lapsi.al 19 March 2024
Deputeti socialist, Nasip Naço paraqitet në SPAK: U thirra për

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Pas daljes nga SPAK, Naço tha për gazetarët se ishte thirrur për të dhënë deklarime për çështjen ÇEZ/DIA.

“Nuk do të doja të isha sot këtu. Fakti që jam sot këtu është që ziliqarët hedhin baltë, por nuk kam marrëdhëniet me ta, por me qytetarët. Jam thirrur për çështjet penale që kanë të bëjnë me çështjen CEZ/DIA. Në atë kohë kam mbajtur qëndrim korrekt dhe kam folur me letra. Fakti që në atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike, duke nxjerrë jashtë sistemit disa kompani që kishin gati 20% të tregut të ÇEZ. Kjo i kurseu buxhetit të shtetit rreth 40 milionë euro në atë kohë. Unë i besoj institucionit edhe pse besoj se asnjë institucion nuk është i përsosur, por është i domosdoshëm." , tha ish- ministëri i Drejtësisë.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI