Flash

Berisha: Drejtoresha e Ramës që vodhi 500 mijë euro u dënua me 1 vit, pastruesja me 7 vite burg

Lapsi.al 19 March 2024
Berisha: Drejtoresha e Ramës që vodhi 500 mijë euro u dënua

Ish kryeministri Sali Berisha e cilësoi qeverisjen e Edi Ramës një alarm për çdo shqiptar në këtë vend.

Duke e cilësuar drejtësinë e re si një organizatë kriminale, Berisha tha se drejtoresha e Edi Ramës që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve, u dënua me një vit, ndërsa pastruesja që ia ruante, u dënua me 7 vite.

“Ky regjim është alarm për çdo shqiptar.

Është alarm për mbarë qytetarët e këtij vendi.

Nuk mund të mos ndalem këtu edhe në organizatën e tij kriminale, drejtësinë e re.

E morët vesh ju sot, pastruesja, e cila në shkelje të ligjeve, kishte në ruajtje në shtëpinë e saj gjysmë milionë euro të vjedhura të drejtoreshës së Edi Ramës, dënohet me 7 vite.

Drejtoresha që kishte vjedhur paratë tuaja, paratë e qytetarëve, ajo që u akuzua se vodhi drejtoreshën, u dënua 7 vjet, kjo që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve, u dënua një vit.

A ka fytyrë më të shëmtuar të drejtësisë së re se sa kjo sot.

A mund të vazhdohet? Asnjë ditë.

Qytetarët presin fitoren e betejës pa kthim.

Presin fitoren e mosbindjes civile”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI