Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

BE vendos për herë të parë sanksione ndaj kolonëve izraelitë

Lapsi.al 19 March 2024
BE vendos për herë të parë sanksione ndaj kolonëve

BE-ja do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Hamasit dhe për herë të parë edhe sanksione kundër kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së ranë dakord në një takim në Bruksel për planet përkatëse për të vendosur për herë të parë sanksione kundër kolonëve radikalë izraelitë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Sikurse konfirmuan disa diplomatë këto plane do të zyrtarizohen në ditët në vijim. Hungaria njoftoi se nuk do ta bllokojë më këtë proces.

Masat përfshijnë ndalimin e hyrjes në vendet e BE-së dhe ngrirjen e aseteve për individë të caktuar.

Shkak i planeve për sanksionet janë aktet e dhunshme të kolonëve ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve – veçanërisht pas masakrës së Hamasit në Izrael më 7 tetor. Sulmet si dhe ndërtimi i vendbanimeve, shihen si një nga pengesat për përpjekjet për të gjetur një zgjidhje afatgjatë të paqes në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Me sanksionet BE-ja po ndjek shembullin e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe. SHBA ka vendosur tashmë masa ndëshkuese që drejtohen kundër kolonëve ekstremistë izraelitë. SHBA-ja i akuzon ata ndër të tjera për pjesëmarrje në dhunën kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Ashpërsim i sanksioneve ndaj Hamasit

Nga diplomatët mësohet po ashtu se BE-ja do të shtojë sanksionet e mëparshme të vendosura ndaj Hamasit. Diplomatët thanë se ato do të hyjnë në fuqi fillimisht me kërkesën e anëtarëve si Gjermania, të cilët dëshirojnë të bëjnë të qartë se nuk po i krahasojnë Hamasin dhe kolonët izraelitë. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se ka rëndësi thelbësore që Gjermania ta bëjë të qartë se veprimet e të dyja palëve nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

BE-ja vazhdon të jetë e ndarë në dy grupe: vendeve anëtarëve që mbështesin fuqishëm Izraelin dhe atyre që simpatizojnë më tepër me palestinezët.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili është më afër grupit të fundit, tha të hënën se lufta në Gazë është kthyer në një “varrezë për shumë nga parimet më të rëndësishme të së drejtës humanitare”./ DW

Të këshilluara

BE: Uria po përdoret si armë lufte në Gaza

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se Izraeli po provokon zi buke në Gaza. Në një konferencë për ndihmën humanitare për Gazën...

12:09

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI