Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Zbardhet vendimi për vulën e PD/ Gjykata e Lartë liston mangësitë e vendimit të Apelit

Lapsi.al 18 March 2024
Zbardhet vendimi për vulën e PD/ Gjykata e Lartë liston

Gjykata e Lartë zbardhi këtë të hënë arsyet që prishi vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike. Në vendimin prej 36 faqesh të siguruar edhe nga lapsi.al, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga grupimi që drejtohet nga Sali Berisha përmban shkaqe të cilat, e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit.

Për ta kuptuar më qartë.

Fillimisht në 25 mars 2022 gjykatësi Agron Zhukri i Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës njohu Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike duke legjitimuar Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Ky vendim u ankimua nga pala e Lulzim Bashës në Apel që në 3 mars 2023 vendosi ta kthejë për rishqyrtim çështjen në shkallë të parë duke pranuar edhe palën e Bashës dhe Alibeajt si palë në proces. Këtë vendim të Apelit e ankimoi pala e Sali Berishës në Gjykatë të Lartë që në 27 dhjetor 2023 vendosi që Gjykata e Apelit të japë një vendim për çështjen dhe të mos e çojë në shkallë të parë. Gjykata e Lartë sanksionoi që vendimi të merret nga një tjetër trupë gjykuese e Apelit.

Këtë të hënë Gjykata e Lartë zbardhi vendimin e saj. Ky akt ka rëndësi sepse i hap rrugë nisjes së procesit në Gjykatën e Apelit. Prej kohësh pala e Sali Berishës akuzonte kryeministrin Rama se nën ndikimin e tij, gjykata e Lartë po e zvarriste zbardhjen e vendimit të saj.

Çfarë thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë

Së pari ajo kërkon nga Apeli që të përcaktonte qartë nëse mund të cilësohej “palë” grupimi i Lulzim Bashës. “Gjykata e Apelit, përpara se të kalonte në fazën e shqyrtimit të çështjes dhe të merrte në shqyrtim vendimin e dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor, duhet t’i kishte dhënë përgjigje faktit nëse, vendimi i marrë sipas një gjykimi gracioz, a mund të ankimohet në një shkallë më të lartë gjykimi, nga një palë, e cila nuk ka qenë e legjitimuar as nga pikëpamja formale dhe as nga pikëpamja procedurale si palë ndërgjyqëse në procesin gjyqësor të zhvilluar në shkallë të parë” – citon Gjykata e Lartë.

“Në arsyetimin e vendimit të saj, Gjykata e Apelit ka arritur në konkluzionin se z.Lulzim Basha vijon të jetë kryetar i PDSH, duke e kufizuar arsyetimin e saj ligjor në faktin se, kërkesa për heqje dorë nga funksioni i Kryetarit të PDSH nga ana e z.Lulzim Basha nuk është formalizuar me shkrim, si dhe nuk është depozituar në regjistrin e partive politike.

Megjithatë, kjo gjykatë nuk ka vlerësuar dhe nuk ka marrë në analizë të detajuar faktin nëse ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i datës 17.07.2021, në të cilin z.Lulzim Basha është rizgjedhur Kryetar i PDSH janë regjistruar në regjistrin e partive politike apo jo, si dhe nëse kanë prodhuar efekte juridike këto ndryshime.

Gjithashtu, gjykata e apelit nuk ka vlerësuar dhe nuk ka konkluduar nga pikëpamja e faktit dhe e ligjit se, çfarë efekti ligjor dhe rëndësie nga pikëpamja juridike ka mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Kombëtar të PDSH, si dhe vendimet e marra në këtë Kuvend, ku disa prej këtyre vendimeve kanë të bëjnë me shkarkimin e organeve drejtuese të PDSH (një prej të cilëve Kryetari i PDSH z. Lulëzim Basha) dhe krijimin e organeve të reja drejtuese, sikurse është edhe Komisioni i Rithemelimit” - thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

“Vlen të theksohet fakti se, në gjykimin e iniciuar në shkallë të parë është pretenduar regjistrimi i akteve të nxjerra nga Kuvendi Kombëtar i PDSH në datën 11.12.2021, gjykim i cili është iniciuar me kërkesë të Komisonit të Rithemelimit. Ndërsa ankimi në gjykatën e apelit, është paraqitur nga deputeti Enkelejd Alibeaj, përfaqësues më autorizimin e lëshuar nga Kryetari i PDSH z.Lulzim Basha.

Nga faktet e pranuara në gjykim, nuk rezulton që pala që ka ushtruar ankimin ndaj vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë të ketë paraqitur para kësaj të fundit, ndonjë kërkesë me të cilin të ketë kërkuar që të ndërhyjë në këtë proces gjyqësor, ose të ketë paraqitur një padi themeli, me të cilin të pretendohej deklarimi i pavlefshëm i mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të datës 11.12.2021, si dhe të vendimeve të dala nga mbledhja e këtij kuvendi” - thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

"Kolegji vlerëson se, në arritjen e konkluzionit se kush është organi kompetent që përfaqëson në këtë rast PDSH, gjykata e apelit nuk duhet ta kufizonte dhe ngushtonte shqyrtimin gjyqësor, duke vlerësuar faktin nëse dorëheqja e kryetarit të PDSH z. Lulzim Basha është kryer në formën shkresore dhe a ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike.

Për të pasur një gjykim të drejtë dhe të gjithëanshëm të çështjes, si dhe për të kuptuar drejtë natyrën e këtij gjykimi, Gjykata e Apelit duhet të merrte në shqyrtim dhe të analizonte nga pikëpamja e ligjit dhe e faktit se, çfarë vlere provueshmërie dhe juridike kanë: (i) aktet e miratuara në Kuvendin Kombëtar të PDSH në datën 11.12.2021 në lidhje me organet drejtuese të PDSH, për të cilat kërkohet regjistrimi në regjistrin e partive politike; (ii) aktet e prodhuara nga organet zgjedhore KQZ dhe KAS për aq sa ato mund të konsiderohen se ndikojnë në mosmarrëveshjen objekt shyqrtimi; si dhe (iii) vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, i cili është gjykatë dhe vendimet e dhëna prej tij janë vendime gjyqësore të formës së prerë.

Vetëm pasi të merren në analizë të gjitha faktet dhe provat e nevojshme të administruara në dosje, gjykata do të kishte mundësi për të konkluduar definitivisht se kush është organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, i cili është subjekti juridik që tërheq të drejtat në këtë gjykim” – thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fier, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të Fierit. Raportohet se një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga nj...

19:51

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43