Flash

Vràsja e Pjerin Xhuvanit, çfarë vendosi gjykata për dëshmitarët

Lapsi.al 18 March 2024
Vràsja e Pjerin Xhuvanit, çfarë vendosi gjykata për

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me gjyqin që po zhvillohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjykata ka aktualisht nën gjykim dosjen në ngarkim të shtetasve Mehmet Greca, Taulant Ymeri, Riza Muja. Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.

Gjykata: Me vendimin e ndërmjetëm gjykata vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor, lidhur me verifikimin e dëshnitarëve, për të cilët u shtrua diskutimi nëse ishin marrë të pandehur. Gjithashtu gjykata vendosi të kryejë një akt ekspertim në vendngjarje.

Në lidhje me dëshmitarët – tha gjykata- prokuroria e Elbasanit konfirmon se ndaj Donald Zanaj është dhënë vendimi për nenin 306. Për këtë shtetas rezulton se është dënuar me 6 muaj burgim dhe ka marrë formë të prerë, pasi vendimi nuk është ankimuar.

Gjykata: Nga verifikimi i kryer tha gjyqtarja Marsela Pepi – rezulton se për tre shtetasit e tjerë Mehmet Greca , Taulant Ymeri, Riza Muja më datë 20 prill 2023 është dorëzuar dosja për gjykim dhe aktualisht është nën gjykim.

Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm deklaroi se 1 ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertë të pavarur do rindërtojnë skenën e krimit. Ata do jenë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspert i pavarur.

Ndërsa eksperti i Policisë se Shtetit tha se nuk mund të marrë pjesë në këtë proces, sepse nuk ia lejon rregullorja e punës.

Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.

Të këshilluara

Shtyhet seanca paraprake për Vangjush Dakon

Shtyhet seanca paraprake për Vangjush Dakon. Gazetarja Klodiana Lala raporton se shkak u bë mungesë e një prej avokatëve të të dyshuarve i cili i kishte sjel...

13:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI