Flash

Ndërmarrjet aktive, rritje vjetore me 9% më 2022/ Mikrobizneset, kontribuuesit më të mëdhenj në ekonomi

Lapsi.al 18 March 2024
Ndërmarrjet aktive, rritje vjetore me 9% më 2022/ Mikrobizneset,

Stoku i ndërmarrjeve aktive në vend shënoi rritje me mbi 9% në vitin 2022 raportoi INSTAT, por pjesa dërrmuese e këtij zgjerimi ka ardhur nga mikro-ndërmarrjet me 1-9 të punësuar. Në të gjithë vendin në vitin 2022 numëroheshin 113,460 ndërmarrje nga 104,031 që ishin në vitin 2021, por 93.5 për qind tyre ishin mikro-ndërmarrje nga 93.2% që ishte pesha e tyre në vitin 2021.

Ndërmarrjet aktive u zgjeruan për të gjitha kategoritë. Më 2022 numëroheshin 5842 biznese të vogla me 10-49 ose 234 më shumë se 2021, me rritje 4,2%. Gjithashtu më 2022 numri i ndërmarrjeve me 50-249 persona arriti në 1306 ose 79 më shumë se në vitin 2021. Rritje pati edhe në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha me mbi 250 të punësuar me 4 për qind nga viti 2021 më 2022. Numri i tyre arriti në 181 nga 174 më 2021.

Sektori i bizneseve aktive në vend dominohet nga ndërmarrjet e vogla dhe mesme, (NMV) të cilat kontribuojnë në 82.1 % të punësimit, 81.6 % të shitjeve, 75.6 për qind të totalit të investimeve, në pozicione të ngjashme me vitin 2021. Kontributi i NMV-ve në vlerën është shtuar 78.4% nga 76.1% që ishte me 2021.

Përqindja e NVM është 99,8 % në Shqipëri është e njëjtë me mesataren e Bashkimit Europian. Përqindja e të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh është 81,6 % në Shqipëri nga 64,4 % në BE. Vlera e Shtuar e realizuar nga NVM-te në Shqipëri përbën 76,1 % nga 51,8 % në BE.

Rreth 10,6% e shitjeve neto të NVM shkojnë për eksport. Ndërmarrjet e mesme kryejnë përqindjen më të lartë të eksporteve me 18,3% të shitjeve neto të realizuara prej tyre. Mikro-ndërmarrjet eksportojnë vlerën më të ulët, ku rreth 4,5% të shitjeve neto janë eksportuar. Mikro-ndërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 69,0%.

Ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë nxjerrëse me 29,5%. Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë përpunuese me 38,1%.

Mikro-ndërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 52,5%. Ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar në sektorin e energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 36,5%. Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar në sektorin e industrisë përpunuese me 40,1%.

Marrë nga Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI