Flash

Mediat zviceriane flasin për investimin e dhëndrit të Trump në Shqipëri

Lapsi.al 18 March 2024
Mediat zviceriane flasin për investimin e dhëndrit të Trump

Media zvicerane "Blick" i ka kushtuar një artikull planeve ambicioze të dhëndrit të ish-presidentit amerikane, Donald Trump për investime në Shqipëri dhe Serbi.

Jared Kushner synon të investojë në ishullin e Sazanit të cilin ai e vizitoi vitin e shkuar me bashkëshorten e tij Ivanka Trump, si dhe synon të ndërtojë një hotel lukzos në qendër të Beogradit, në një vend që dikur ka qenë selia e ushtrisë jugosllave e bombarduar nga NATO në vitin 1999.

ARTIKULLI I "BLICK"

Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump ka prezantuar planet e investimeve për ndërtimin e pronave luksoze në Serbi dhe Shqipëri. Dhëndri i Trump, Jared Kushner shkroi të shtunën në rrjetet sociale.

Sipas ministrit serb të Infrastrukturës Goran Vesic, marrëveshja me Kushnerin ka të bëjë me ish-selinë e ushtrisë në Beograd, e cila u bombardua disa herë në vitin 1999 gjatë sulmeve ajrore të NATO-s për t'i dhënë fund luftës në Kosovë. Sipas ministrit, qeveria do t'i japë kompanisë së Kushner pa pagesë tokën dhe ndërtesën e ish-selisë qendrore për 100 vjet. Sipas një raporti në New York Times, aty do të ndërtohen një hotel luksoz, 1500 njësi banimi dhe një muze.

Në Shqipëri, sipas raportit të gazetës, ishulli i Sazanit, ku dikur kishte një bazë të fshehtë ushtarake, do të kthehet në një destinacion luksoz turistik. Sipas New York Times, partneri i biznesit i Kushner në projekte është ish-ambasadori amerikan në Berlin gjatë mandatit të Trump në detyrë, Richard Grenell.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 103.2 lekë dhe do të shitet me 103.9 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.6 lekë dhe ...

08:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI