Flash

E rëndë në Krujë/ Nëna fut në qese dhe hedh në lumë foshnjën e porsalindur

Lapsi.al 18 March 2024
E rëndë në Krujë/ Nëna fut në qese dhe hedh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orëve të mëngjesit në Tapizë. Një 42-vjeçar dyshohet se pasi ka lindur foshnjën në banesën e saj, e ka futur në qese dhe e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Ajo ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale "Vrasja e foshnjes".

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Fier, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të Fierit. Raportohet se një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga nj...

19:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI