Flash

Dodik “feston” fitoren e Putinit me ngjyrat e flamurit rus

Lapsi.al 18 March 2024
Dodik “feston” fitoren e Putinit me ngjyrat e flamurit rus

Mbrëmjen e 18 marsit, ndërtesa ku ndodhet selia e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë u ndriçua me ngjyrat e flamurit rus.

Kjo u bë për “nder të fitores së Vladimir Putinit” në zgjedhjet presidenciale në Rusi dhe në shenjë të miqësisë mes Republikës Sërpska dhe Rusisë, tha presidenti i këtij entiteti, Millorad Dodik, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Lideri pro-rus i serbëve në Bosnje e Hercegovinë, që është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, paraprakisht uroi Putinin për fitoren e tij.

Dodik është një prej zyrtarëve të paktë që është takuar me Putinin që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që nga nisja e agresionit ndaj Ukrainës, dy udhëheqësit janë takuar katër herë.

Herën e fundit që ata u takuan ishte më 21 shkurt në Kazan, në Republikën ruse të Tatarstanit.

Gjatë atij takimi, Putin ia dha Urdhrin Alexander Nevsky, të cilin Dodikut iu nda qershorit të vitit të kaluar për “kontributin në zhvillimin e bashkëpunimit” mes Rusisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Përndryshe, Mirosllav Vujiçiq, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës, Sërxhan Mazalica, anëtar i Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, Sinisha Vidoviq, këshilltar i presidentit të Asamblesë Kombëtare, ishin vëzhgues në zgjedhjet presidenciale ruse.

Ata ishin pjesë e vëzhguesve evropianë, që morën pjesë në numër të vogël, në zgjedhjet ruse.

Asnjë vëzhgues nuk ishte nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në zgjedhjet që përfunduan të dielën, e të cilat u kontrolluan ashpërsisht nga Kremlini, Putin ftoi edhe një mandat gjashtëvjeçar.

Ai është në pushtet në Rusi që 24 vjet./REL

Të këshilluara

Aksident në Fier, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të Fierit. Raportohet se një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga nj...

19:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI