Flash

Denoncimi për çështjen Rama-McGonigal, Bardhi çon informacione shtesë në SPAK

Lapsi.al 18 March 2024
Denoncimi për çështjen Rama-McGonigal, Bardhi çon

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në cilësinë e tij si kallëzues lidhur me cështjen Edi Rama-McGonigal, i është drejtuar SPAK me një informacion shtesë, shoqëruar me dokumente të reja, lidhur me këtë aferë të rëndë, duke kërkuar hetimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e tij përgjegjës për aferën korruptive.

Njoftimi për shtyp: 

Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me kallëzimin penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal lidhur me cështjen Edi Rama – McGonigal, sot Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi, në cilësinë e tij si kallëzues, i është drejtuar SPAK me një informacion shtesë, shoqëruar me dokumente të reja, lidhur me këtë aferë të rëndë, duke kërkuar hetimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e tij përgjegjës për aferën korruptive.

Në 20 Shtator 2023, Charles McGonigal pranoi fajësinë lidhur me të gjitha akt-akuzat, të cilat përfshinin, ndër të tjera, vizitat e tij në Shqipëri, takimet me kryeministrin Edi Rama dhe “mbajtjen e një marrëdhënie të vazhdueshme me të”. Në të dhënat shtesë të dorëzuara në SPAK dokumentohet se McGonigal jo vetëm nuk deklaroi marrjen e parave, por avancoi interesat e biznesit dhe gënjeu FBI-në për aktivitetin e tyre të përbashkët me Edi Ramën, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. Gjykata Federale e Washington-it dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Në vendimin e drejtesise amerikane thuhet shprehimisht se fakti që McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze”.

Nga faktet dhe dokumentet e dorëzuara sot në SPAK del qartë se tashmë organet e drejtësisë amerikane, Prokuroria dhe Gjykata, kanë provuar përtej cdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë, u përfshi në një marrëdhënie të paligjshme dhe korruptive me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke pasur për qëllim që Edi Rama të dëmtonte partinë e tij kundërshtare, Partinë Demokratike të Shqipërisë, dhe shtetasi Charles McGonigal të realizonte përfitime monetare dhe favorizime shtetërore për shërbimet e ofruara kryeministrit shqiptar.

Të këshilluara

Shtyhet seanca paraprake për Vangjush Dakon

Shtyhet seanca paraprake për Vangjush Dakon. Gazetarja Klodiana Lala raporton se shkak u bë mungesë e një prej avokatëve të të dyshuarve i cili i kishte sjel...

13:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI