Flash

Kush na mbron nga dhëndri i Trump?

Lapsi.al 18 March 2024
Kush na mbron nga dhëndri i Trump?

Shumë kanë mbetur të çuditur nga artikulli i New York Times se dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jerad Kushner, ka në plan për të ndërtuar resort turistik në ishullin e Sazanit dhe në gjirin e Portonovit. Disa ndihen të gëzuar, të tjerë të shqetësuar për mënyrën se si po ndahen pasuritë e vendit dhe një pjesë kanë ngelur në mesin e ‘bllofit’ politik.

LEXO MË TEJ:

Rreziku/ Si po planifikon dyshja Rama Vuçiç afrimin me Trump

Ata që ndihen të lumtur janë rrethi i njerzve pranë kryeministrit, të cilët do të zgjatin disa vite më shumë pushtetin. Një rreth pak më i madh gëzohet se me Sazanin do të kenë të sigurtë rrogën dhe ca kohë, ndërsa ata që nuk kuptojnë, lumturohen pasi mendojnë se ekonomia jonë do të zhvillohet aq shumë sa qeveria do t’u rritë pensionin.

Për të kuptuar fitimin nga projektet e investimeve strategjike në bregdet, duke marrë si paradigmë faktin se turizmi do të jetë promotori i ekonomisë së vendit, pyetja e parë që shtrohet është se sa ka ndërmend kryeministri të bëjë peshën e turizimit në ekonomi? 10% sa është sot apo 20 dhe 30% të GDP? Drejt cilës strukturë ekonomike do të shkojmë, të vendeve të G7 apo atyre të Afrikës dhe Karaibeve?

Nëse e bëjmë nul paragrafin e mësipërm dhe pranojmë se turizmi do të jetë sektori kryesor i ekonomisë tonë, pyetja tjetër që shtrohet është sa do të jetë përfitimi ekonomik që do të kemi nëse vendosim të bëjmë resorte në këto dy zona?!

Një udhëheqës që mendon për vendin e tij do të vepronte kështu: do të niste hartimin e një studimi i cili do të zbulonte potencialet e ndikimit në ekonomi nga zhvillimi i Sazanit dhe Zvërnecit. Kjo punë shkencore do të nxirrte raportet se sa para do të përfitonte ekonomia e ndarë sipas buxhetit të shtetit dhe në formë direkte te qytetarët. Nëse do të kishte leverdi, atëherë do të hapte garën për të parë mos ka ndonjë investitor që jep diçka më shumë se skenari bazë i studimit për pjesën që i ndahet shtetit ose publikes.

Andi Bushati: Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie

Kjo procedurë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por shohim se është ndjekur një rrugë tërësisht sekrete për të ndryshuar Ligjin për Zonat e Mbrojtura, shtyrë me 1 vit Ligjin për Investimet Strategjike e mbase dhe nxjerrjen e Sazanit nga Plani i Përhapjes së ushtrisë për të miratuar kërkesën e Kushner. Dhjetra institucione që duhet të kërkonin llogari për procedurën me në krye Kuvendin dhe Presidentin thjesht po shihen teksa ‘noterizojnë’ kërkesat e udhëheqësit.

Në gjithë këtë mes kemi dhe një grup tjetër që duket se kanë çeduar në sistemin tonë të quajtuar demokratik. Të dy opozitat dhe parti të ndryshme politike (të reja e të vjetra), nuk reagojnë dhe as kundërshtojnë këtë që po ndodh. Në çdo rast tjetër nëse demokracia do të funksiononte, garancinë për ‘rrëshkitjen’ e saj do e jepte forca kundërshtare. Në këtë rast disa ndihen të kompleksuar, të tjerë duket se pranojnë që po të ishin në këtë pozitë do të vepronin njëlloj.

Të vetmit të zhgënjyer nga kjo që po ndodh janë ata që mendojnë se Amerika ditë e natë punon dhe shqetësohet për ne. Si ka mundësi ta marrë Sazanin në këtë formë një ish-zyrtar i lartë amerikan?! Këta janë ata delirantët që ecin me duar në xhepa dhe mendojnë se një ditë të bukur shqiptarët do të kenë lirinë, demokracinë dhe mirëqënien vetëm sepse do t’ia 'sjellin me aeroplan aleatët e huaj’.

Projektet e dhëndrit të Trump/ Investimi që ndryshoi ligjin e zonave të mbrojtura

Shqipërinë nuk e mbron Edi Rama dhe as opozita. Nuk e mbrojnë sigurisht as partnerët ndërkombëtarë, të cilët veprojnë brenda kornizës së tyre dhe interesave të vendit për të cilën ata punojnë. Shqipërinë e mbrojnë dhe mund ta mbrojnë vetëm shqiptarët.

Është populli që ka në dorë dy instrumenta demokratikë: votën dhe protestën. Nëse e doni vendin, nëse nuk doni të jepet si plaçkë për pushtetin e çdokujt, nëse doni që me pasurinë tuaj të mos shtoni pasurinë e më të pasurve (shqiptarë apo të huaj qofshin), dilni dhe ndaleni!

Marre nga Facebook i autores Ola Xama

Të këshilluara

Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie

Dy mediave serioze në vendet e tyre, L’Espresso në Itali dhe New York Times, duke hetuar dyshimet për veprime okulte përgjatë fushatave elektorale, u ka dalë pë...

13:40

Shitje me vulë

Partia Demokratike ka bërë një pakt ku ka pranuar që në këmbim të njohjes së shumicës berishiste nga Rama, të shesë të drejtat themelore të opozitarizmit.  P...

16:54

Kush po e kërcënon Irenën me tre mbiemra

Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partisë në pushtet në Athinë, ka publikuar sot një denoncim sipas të cilit gjykatësja e proceseve të bujshme, Ir...

19:34

Sa VLEN Albin Kurti në Maqedoni?

Koalicioni anti Kurti në aksin Tiranë - Prishtinë- Tetovë është tubuar sërish rreth një fabule të re, asaj se kryeministri i Kosovës po tenton të destabilizojë ...

17:05

Një protestë anti Blinken

Protesta e 20 shkurtit, me pjesmarrjen që demostroi, i provoi të gjithëve se në Shqipëri ka një masë të stërmadhe njerëzish që nuk besojnë se vendi drejtohet ng...

19:59

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI