Flash

20 milon euro që Piramida të mbushej me kafene dhe sufllaqe

Lapsi.al 18 March 2024
20 milon euro që Piramida të mbushej me kafene dhe sufllaqe

E mori Piramidën Bashkia e Tiranes bashkë me atë Fondin Amerikan, harxhuan 20 milionë euro për ta rindërtuar dhe thanë që do bëjmë qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan.

Kush kalon aty, e sheh që vetëm jashtë janë të paktën 5 kafe. Çdo ndërtesë nga ato kubat është një kafe, Mon Cherie, pastiçeri, Segafredo, të gjitha llojet.

Përveç këtyre janë dhe ca kafe brenda dhe është dhe ajo sufllaqeria e famshme. Te gjitha këto u dhanë me qira shtetërore.

Ndoshta ka dhe biznese IT-je aty brenda, por nëse ka, kjo veç qendrës më të madhe teknologjike të Ballkanit, është edhe qendra më e madhe e kafeve në Europë.

Ndoshta këta të IT-së kanë lodhje të madhe kur bëjnë research dhe programime dhe kanë nevojë që të ketë 2 kafe për çdo biznes IT-je. Mund të jetë dhe kjo arsyeja.

Por të harxhosh 20 milionë euro para publike, që pastaj t’u japësh me qira pronën shtetërore sufllaqeve, është me të vërtetë vizionare. Nga këto vizionet e Lali Erit dhe Fondit Amerikan.

[caption id="attachment_901939" align="alignnone" width="1080"]Foto e marrë nga Facebook i autorit Foto e marrë nga Facebook i autorit[/caption]

Të këshilluara

Po, le të shihemi në Gusht..

Në të njëjtën orë që Ana Magdalena niset drejt ishullit, me siguri mijëra pelegrinë të Gabriel Garcia Marquez në gjithë botën dolën me 6 mars nga shtëpia me ide...

11:05

Mjafton kënga e Adem Jasharit ne stadium

Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrugëve. Shiten bluza të stampuara në Kinë me flamur shqiptar. Emigrantët që vijnë në ...

11:41

Lexime të cekëta për Maqedoninë e Veriut

Keqkuptime me përjetimin e datave të rëndësishme historike kur ato ngjajnë aty-për-aty u ndodhin krejtve. Është shumë e shtirë m’i rrokë kthesat paradigmatik...

10:13

Në Gaza po vdes edhe Perëndimi!

Në Gaza sot nuk po vdesin vetëm me mijëra fëmijë të pafajshëm por edhe vetë perëndimi qoftë si ide, qoftë si sistem politik.  Nuk mund të mohohet e drejta e Izr...

17:43

Një mbret i heshtur norvegjez në Golem

Ende edhe sot, miliona njerëz në botë shohin një video ku një 13-vjeçar, ngrihet nga tavolina e shahut dhe me një shpërfillje të pabesueshme bën ca hapa tallës ...

19:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI