Flash

U kapën me drogë dhe karta identiteti false, dënohen me burg çifti shqiptar ne Britani

Lapsi.al 17 March 2024
U kapën me drogë dhe karta identiteti false, dënohen me burg

Një çift shqiptarësh të kapur me makinë të vjedhur, kokainë dhe karta identiteti false janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe.

Bruno Banaj, 31 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat e posedimit të kokainës me qëllim shitjen, vjedhje dhe drejtimi i një automjeti pa patentë. Bashkëshortja e tij, Deliona Banaj, 23 vjeçe, u deklarua fajtore pasi u akuzua për posedim dokumentesh false identiteti dhe marrjen e një automjeti pa pëlqimin e pronarit, shkruajnë mediat britanike.

Çifti u dënua në Ipswich më 15 mars, ndonëse ishin arrestuar më 2 janar, kur Hyundai që vodhën hapi kamerën AMPR dhe lajmëroi policinë. Deliona Banaj, e cila u burgos për tetë muaj, kishte një letërnjoftim të falsifikuar sllovene dhe iu gjetën qese me kokainë në xhepin e xhaketës. Burri i saj pranoi se kokaina ishte e tij dhe se do ta shiste në pjesë të Essex.

Avokatët e tyre thanë se 31-vjeçari kishte ardhur në Britaninë e Madhe si një emigrant pasi u përball me probleme ekonomike dhe borxhe në Shqipëri. Pasi jetoi në Londër për ca kohë ai nuk ishte në gjendje të gjente një punë dhe të paguante borxhin e tij, dhe tha se personi që pagoi vizën e tij i kishte kërcënuar familjen e tij nëse paratë nuk i ktheheshin.

31-vjeçarit iu ofrua alternativa e shitjes së kokainës në Essex dhe iu dha një makinë. Pas kësaj, gruaja e tij Deliona vendosi të vinte në Britaninë e Madhe, dhe pranoi se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me një licencë të rreme nga Sllovenia.

Çifti ishte deklaruar i pafajshëm gjatë një seance të mëparshme në gjykatën e magjistraturës, por ndryshuan deklarimin e tyre. Gjykata e vuri në dukje këtë, megjithatë, duke qenë se Bruno Banaj u kap duke shitur drogë të klasit A, gjykata duhej ta klasifikonte këtë si shkelje të kategorisë së tretë që do të thotë se dënimi më i vogël që mund të merrte do të ishte dy vjet e gjysmë.

Ai u dënua në përfundim me 27 muaj, pas një zbutje të dënimit. Sipas rregullave të Home Office, çdo dënim me burg mbi 12 muaj, për një shtetas jo britanik, do të thotë se i pandehuri do të dëbohet automatikisht. Deliona Banaj, u dënua me tetë muaj burg, pas së cilës i takon Ministrisë së Brendshme të shqyrtojë nëse ajo do të lejohet të qëndrojë në MB.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI