Marrëveshjet do të bëhen përmes firmës së investimeve të Kushner, “Affinity Partners”, të cilën ai e hapi pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Kompania mori 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF). Megjithatë, kompania e tij i tha NYT se ende nuk ka përcaktuar nëse fondet saudite do të përdoren për projektin. Kushner i tha TYT se ai ka punuar në marrëveshjet e reja me Richard Grenell, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare në kabinetin e Trump nga shkurti 2020 deri në maj 2020. Megjithatë, dhëndri i ish-presidentit ka marrë edhe reagime kundër për këto marrëveshje. “Jared Kushner është kthyer në ndërmjetësuesin e marrëveshjeve të mëdha me qeveritë e huaja, sipas raporteve të reja. Ne kemi ekspozuar tashmë fondin e tij të investimeve prej 2 miliardë dollarësh me sauditët dhe po përpiqemi fort për të siguruar që kjo çështje të tërheqë vëmendjen që kërkon. Ky është korrupsion i vërtetë” – shkroi Garcia në X. Newsweek thotë se kontaktoi me Affinity Partners përmes formularit në internet dhe zyrës së Garcias përmes emailit për një koment. Ndërkohë, Robert Weissman, president i Public Citizen, i cili gjurmonte marrëveshjet e biznesit që i konsideronte në konflikt interesi gjatë presidencës së Trump, i tha NYT. "Në këtë pikë të ciklit zgjedhor Jared Kushner duhet të ngrijë çdo plan të ri investimi. Ky plan i veçantë investimi duket se përfshin më të keqen e çdo tendence korruptive të administratës Trump dhe familjes Trump” – thotë ai. Kushner hodhi poshtë çdo sugjerim se ai po merrte një trajtim të veçantë për shkak të lidhjeve të tij qeveritare, duke thënë për Times, "Askush nuk po më dhuron marrëveshje". Ai tha se marrëveshjet e tij nuk janë në asnjë mënyrë të lidhura me Trump dhe se ai nuk po planifikonte të kthehej në qeveri nëse Trump fiton presidencën në nëntor.Excited to share some early design images for development projects we have been creating for the Albanian coast and downtown Belgrade. @nytimes @business pic.twitter.com/o0HIYLkZWV
— Jared Kushner (@jaredkushner) March 15, 2024