Flash

Mediat greke: Beleri mund të jetë kandidat për në Parlamentin Europian

Lapsi.al 17 March 2024
Mediat greke: Beleri mund të jetë kandidat për në

Mediat greke shkruajnë se partia “Demokracia e re” e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis ka bërë gati listën e kandidatëve për zgjedhjet në Parlamentin Europian. Sipas të njëjtave burime është lënë e hapur mundësia që pjesë e saj të jetë edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Televizioni SKAI raporton se të afërm të Belerit kanë konfirmuar kontaktet “Demokracia e re” dhe kanë arritur në përfundimin se nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë. Mediat greke shkruajnë se të martën e 19 marsit mund të ketë një kthesë në procesin gjyqësor të Belerit që tashmë është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vjet burg. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për SKAI e përmendi edhe këtë çështje.

“Ne kemi shprehur rezervat tona më të forta për faktin se ai nuk u lejua të bënte betimin dhe nëse ishte një proces i drejtë. Ne do të këmbëngulim, nuk ka vendim përfundimtar, por një vendim të shkallës së parë. Mënyra se si Shqipëria e menaxhoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Greqinë” – tha kryeministri grek.

Ministri i Shtetit, Makis Voridis deklaroi më 6 mars se pas dënimit të Fredi Belerit nga drejtësia shqiptare, qeveria greke do të ashpërsojë qëndrimin ndaj Shqipërisë dhe do të vërë veton për anëtarësimin e saj në BE. Ai tha se në Shqipëri “ekziston qartë një çështje e shtetit ligjor”.

Siç theksoi ai, qeveria greke e ka ngritur këtë çështje edhe në nivel europian dhe ka bërë të ditur se vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës e shtyn Greqinë të ushtrojë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. ©LAPSI.al

Të këshilluara

AFP: Ç’po ndodh mes BE-së dhe Ballkanit

Hapja pothuajse e sigurt e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian shkaktoi një valë entuziazmi në Bosnje, megjithatë, për 30 vjet BE-ja po fryn një e...

13:09

Tjetër tërmet në Mal të Zi

Një tërmet tjetër më pak i fortë e ka goditur Malin e Zi të shtunën herët në mëngjes, i cili ishte i dytë në tri ditët e fundit, njoftoi Qendra Evropiane Sizmol...

13:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI