Flash

Del VIDEO/ Atentati me breshëri plumbash ndaj dy të rinjve në Shkodër

Lapsi.al 17 March 2024
Del VIDEO/ Atentati me breshëri plumbash ndaj dy të rinjve në

Janë publikuar pamjet nga atentati i i 12 marsit në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku mbetën të plagosur Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunati i tij, Gjon Nika.

Siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika rreth orës 19:16 mbërrijnë pranë një lokali në Grudë të Re. Për më tepër se një minutë, autorët qëllojnë me breshëri automatiku pa u ndalur.

Kur kanë nisur të shtënat me breshëri, Nika largohet me vrap, ndërsa Ndërshtiqaj fshihet pas makinës, i cili hidhet disa metra nga një shpërthim i fortë i shoqëruar me flakë shkaku i të cilit ende nuk është sqaruar përfundimisht.

Dyshohet se shpërthimi ka ardhur pas të shtënave me mbi 100 plumba drejt automjetit të dy të rinjve. Më pas autorët janë larguar me një Benz ngjyrë gri të cilën e braktisën pasi i vendosën flakën dhe brenda u gjetën edhe 3 kallashnikovë.

Autorët janë ende të paidentifikuar ndërsa dy të plagosurit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk e dinë se kush mund t'i ketë sulmuar. Policia në Shkodër është dike hetuar në disa pista. /LAPSI.al

Të këshilluara

AFP: Ç’po ndodh mes BE-së dhe Ballkanit

Hapja pothuajse e sigurt e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian shkaktoi një valë entuziazmi në Bosnje, megjithatë, për 30 vjet BE-ja po fryn një e...

13:09

Tjetër tërmet në Mal të Zi

Një tërmet tjetër më pak i fortë e ka goditur Malin e Zi të shtunën herët në mëngjes, i cili ishte i dytë në tri ditët e fundit, njoftoi Qendra Evropiane Sizmol...

13:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI