Flash

Shantazhi i Escobar/ A e pengon Kosovën për në Këshillin e Evropës?

Lapsi.al 16 March 2024
Shantazhi i Escobar/ A e pengon Kosovën për në Këshillin e

I dërguari i administratës amerikane Gabriel Escobar po reket ti vërë pengesa Kosovës, ndërkohë që Albin Kurti po i zbraps kërkesat e tij në favor të Serbisë. Pasi qevera në prishtinë u tërhoq, duke i hapur rrugë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e tokës Manastirit të Deçanit, pritet që Këshill i Europës të përshpejtojë aplikimiin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Raportuesja greke, Dora Bakoyannis, më 27 mars do të paraqesë raportin e saj për Kosovën në një mbledhje urgjente të Komitetit për Çështje Politike në Paris.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ka bërë një deklaratë ku ka folur për dy kushte të reja në lidhje me pranimin e vendit në KIE. Pas vizitës në Prishtinë ai tha se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ta pezullojë vendimin për ndalimin e monedhës serbe në Kosovë. Kurti i përsëriti edhe njëherë se "ky ishte vendim i një institucioni të pavarur”.

Escobar u largua nga Prishtina pa marrë me vete asnjë garanci për të çuar përpara draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai goditi fort, kur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se ka  “shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes, jo vetëm në Uashington, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris”.

Për të shtuar trysninë ndaj Kurtit, Zv/sekretari i shtetit, ndonëse e cilësoi si pozitiv kushtin e vetëm për pranimin në KIE, u shpreh se janë edhe dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës aty, një për shpronësimet në Veri dhe tjetra më kryesorja – pët themelimin eAsociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Por kjo qasje amerikane duket se ka marrë kundërpërgjigje të forta nga evropiantët.

Deputetët gjermanë, Michael Roth e Knut Abraham, kanë reaguar ndaj deklaratave të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut (Parlamentit) të Gjermanisë, Michael Roth, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, ka vlerësuar se është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA-të kanë vendosur kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kjo qasje e pa-balancuar e SHBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë, shtetet anëtare të Këshillit të Evropës ulen në sediljen e shoferit, jo SHBA-të”, ka potencuar Roth.

Në anën tjetër Abraham ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës ky institucion vendos si i pavarur.

“I vlerësojmë shqetësimet e Escobarit, por mund ta sigurojmë se Asambleja Parlamentare në mënyrë të pavarur do t’i përcaktojë kriteret e anëtarësimit për Kosovën në Këshill të Evropës dhe do ta vlerësojë përmbushjen e tyre”, ka shkruar Abraham. 

Ndërsa Frank Schwabe një politikan gjerman i SPD-së, anëtar i Bundestagut që nga viti 2005 dhe Komisioner i Qeverisë Federale për Lirinë e Fesë dhe Besimit, ka shruar:"Me gjithë respektin për të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t'i arrinin. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona".

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës urdhëroi që Agjencia Kadastrale ta ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që 24 hektarë tokë t’i kalohen Manastirit të Deçanit.

Kryeministri Kurti tha se ky ishte kushti për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. Ndërsa, më 24 prill u shënua hapi i parë i suksesshëm për Kosovën me vendimin e Komitetit Ministror që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Për raportin e raportueses greke, bakoyannis, kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ku tregoi për kërkesën ndaj Agjencionit të Kadastrit tregoi që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të për Manastirin e Deçanit ka qenë kushti i vetem për Kosovën për t’u anëtarësuar në KiE.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI