Flash

Po vidhte një lokal, arrestohet hajduti në Gjirokastër

Lapsi.al 16 March 2024
Po vidhte një lokal, arrestohet hajduti në Gjirokastër

Një 28-vjeçar është vënë në pranga për vjedhje. Sipas njoftimit të policisë i riu me precedent të mëparshëm kriminal ka vjedhur një makinë ku ka marrë një çantë me para.

Më tej në njoftim bëhet me dije se janë sekuestruar dorashka, 1 elektrik dore, produkte ushqimore dhe një shumë parash si dhe automjeti që ai përdorte. I riu u vendos në pranga në vendin e quajtur “Liqeni i Viroit” duke vjedhur në një lokal një shumë parash dhe produkte ushqimore.

Njoftimi i plotë:

U kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal, vihet në pranga 28-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur edhe një çantë me një shumë parash, në një automjet, pasi ka thyer xhamin.

Sekuestrohen dorashka, 1 elektrik dore, produkte ushqimore dhe një shumë parash, që dyshohet se janë vjedhur nga ky shtetas, si dhe automjeti që ai përdorte. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm kriminal për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Liqeni i Viroit”, duke vjedhur në një lokal, një shumë parash dhe produkte ushqimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka thyer xhamin e një makine dhe ka vjedhur një çantë dore brenda së cilës kishte 5 000 lekë.

Të këshilluara

AFP: Ç’po ndodh mes BE-së dhe Ballkanit

Hapja pothuajse e sigurt e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian shkaktoi një valë entuziazmi në Bosnje, megjithatë, për 30 vjet BE-ja po fryn një e...

13:09

Tjetër tërmet në Mal të Zi

Një tërmet tjetër më pak i fortë e ka goditur Malin e Zi të shtunën herët në mëngjes, i cili ishte i dytë në tri ditët e fundit, njoftoi Qendra Evropiane Sizmol...

13:04

Po na mbysin importet

Më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tregjet vendase të pakicës janë nga importi. Patatet dhe fasulet po vijnë nga Egjipti dhe Turqia, perimet...

10:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI