Flash

Injoron thirrjet ndërkombëtare, Netanjahu miraton operacionin në Rafah

Lapsi.al 16 March 2024
Injoron thirrjet ndërkombëtare, Netanjahu miraton operacionin në

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi përmes një deklarate se ushtria është "e përgatitur" për një operacion në Rafah, si dhe për "evakuimin e popullsisë civile".

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu miratoi planet për një operacion ushtarak në Rafah në jug të Rripit të Gazës. Në një deklarate të lëshuar nga zyra e tij thuhet se ushtria izraeltite është "e përgatitur për anën operacionale dhe për evakuimin e popullsisë", por nuk jepen detaje të mëtejshme apo ndonjë afat kohor.

Zëdhënësi i ushtrisë, Arye Shalicar, tha se krerët e Hamasit dyshohet se janë në këtë qytet në kufi me Egjiptin, së bashku me shumë luftëtarë të mbetur nga grupi terrorist islamik.

Politikanë të ndryshëm ndërkombëtarë u përpoqën t'i mbushnin mendjen Netanjahut që të hiqte dorë nga urdhëri për operacionin e ushtrisë izraelite në Rafah, ku mendohet se strehohen rreth 1.5 milionë palestinezë që kanë ikur nga pjesë të tjera të Gazës.

Zëdhënësi Shalicar tha se civilët do të evakuohen në vende më të sigurta si kampi al-Mavasi, duke këmbëngulur se: "kjo është ajo që kemi bërë edhe muajt e fundit dhe pikërisht kështu do të veprojmë edhe në rastin e Rafahut".

Megjithatë grupet e ndihmës vazhdojnë të shprehin shqetësimin e tyre lidhur me mundësinë e evakuimit të mbi 1 milion refugjatëve.

Gjatë një vizitë në Austri, ministri i Jashtëm amerikan, Antony Blinken, u tha gazetarëve (10.03.) se deri tani ai nuk kishte parë ende ndonjë plan për një operacion ushtarak izraelit në Rafah. Blinken shtoi se çdo plan i tillë duhet të jetë "i qartë dhe i zbatueshëm" dhe të sigurojë që civilët të mos pësojnë dëme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI